"Më thuaj çfarë makine ke, të të them nivelin e testosteronit"

4 Korrik 2018, 15:15Lifestyle TEMA

Nëse një mashkull zgjedh makina sportive apo veshje të markave të shtrenjta, faji është i testosteronit.

Sipas një studimi të fundit, sa më i lartë niveli i këtij hormoni, aq më e madhe është te meshkujt dëshira për objekte luksi dhe të markave të mëdha, që krijojnë idenë e statusit si “Ferrari” apo xhinset e krijuara nga një stilist i famshëm.

Studimi i kryer nga California Institute of Technology është publikuar në revistën “Nature Comunications”.

Në funksion të tij janë mbajtur nën vëzhgim sjelljet e 243 vullnetarëve meshkuj të moshës 18-55 vjeç. Të ndarë në dy grupe, ata janë trajtuar disa me një dozë testosteroni në trajtë xheli dhe disa të tjerë me një lloj qetësuesi të thjeshtë.

Atyre u është caktuar detyra të klasifikojnë në një shkallë nga 1 në 10 makinat e luksit dhe ato normale, por që kanë të njëjtën cilësi. Ndërsa grupit tjetër iu kërkua të zgjidhte mes reklamave të makinave, syzeve dhe makinetave të kafesë që i shihnin si simbol të luksit dhe pushtetit. Në të dy rastet u vu re se meshkujt me nivel të lartë të testosteronit zgjidhnin mallra luksi.

“Në botën e kashëve, meshkujt shpenzojnë kohë dhe energji për të të krijuar imazhin e tyre dominues. Edhe njerëzit e bëjnë këtë, por me armë të tjera. Ne zgjedhim veshjet, makinat dhe shtëpitë”, thonë autorët e studimit. (TemA TV)

2 komente në ““Më thuaj çfarë makine ke, të të them nivelin e testosteronit””

  1. Bisnesmeni ndertimit says:

    Po ata qe s kan pas makina a s kan qi?

  2. Vladimir Belshi says:

    Hahahahaaa ç’ të kënaqin këta gazetarë ndonjëherë!!!!!
    Gjithë bota e civilizuar e di tashmë se:
    Ata që rëndojnë tek makinat sportive dhe bluzet e markave që godasin syrin nga larg janë njerëz me mundevert kopmkekse për hatër të integritetit të tyre….e thënë me pak fjalë, ata janë të bindur se pa këto salltanete asnjë femër nuk do ti begeniste!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje