Sondazhi në Kosovë: Nga Mustafa tek Kurti dhe Ahmeti, nëse bëhen zgjedhjet sot ja kush fiton

4 Korrik 2018, 16:31Rajoni TEMA

Edhe një sondazh i ri e nxjerr LDK-në që drejtohet nga Isa Mustafa si partinë e parë në Kosovë, nëse do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Kjo parti, sipas sondazhit të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prin me 30.8 % duke lënë pas PDK-në e Kadri Veselit me 23 %.

Këtë të fundit e ndjek nga pas Vetëvendosje e Kurtit me 21.2 %, që i bie është më pak vetëm 1.8 %, shifër që mund ta rikthej në favor të vetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Edhe pse Ramushi është në pushtet, partia e tij AAK është shumë pas vetëvendosësve me vetëm 10.04 %.

Sipas sondazhit, NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt kurdo që mbahen zgjedhjet nuk do ta ketë kalimin e pragut zgjedhor prej 5% nëse vendos të garoi si parti e vetme, pasi ka marrë përkrahje prej 6.3 %.

Më së dobëti nga partitë shqiptare ka dalë Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit pasi sondazhi ka konfirmuar të dhënat e paraqitura nga kryevetëvendosësi Albin Kurti për kët1% parti me 2.4% të votave.

Ndërkaq Lista Serbe ka përkrahje prej 2 %, kurse 4.1% partitë e tjera.

Sipas KDI-së, kanë qenë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e parakohshme.

1 komente në “Sondazhi në Kosovë: Nga Mustafa tek Kurti dhe Ahmeti, nëse bëhen zgjedhjet sot ja kush fiton”

  1. Baliu says:

    Para do kohe Albin Kurti i tha Ramushit: Je majmur ne opozite, e je therrur nga Kadri Veseli. E njejta gje vlene edhe per te “pa kenaqurit” ne krye me Shpendin. Jan majmur ne VV, e jan therrur nga Kaqusha Jashari. LDK eshte nje fosil qe vegjeton me moton: Ha si i gjalle, e rri si i vdekur. Pra njefar materie e erret qe megjithate ka peshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje