Teatri/ Kryemadhi- Basha nxjerrin artistët jashtë loje: Eshtë beteja jonë kundër qeverisë!

4 Korrik 2018, 22:32Politika TEMA

Krerët e PD- LSI nxjerrin jashtë loje artistët për Teatrin duke e futur tashmë protestën e tyre në një betejë kundër qeverisë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbështetur përmes FB kreun e PD, Lulzim Basha, për Teatrin Kombëtar. Kryemadhi nuk ju bashkua protestës së Bashës pasditen e sotme para teatrit, por shkruan në ‘Facebook’ se s’do të hidhet asnjë hap prapa dhe opozita do të mbrojë teatrin nga hajdutët e qeverisë.

Ashtu si Basha, edhe Kryemadhi deklaron se aksioni i opozitës për teatrin do të vazhdojë pa ndalim.

“Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë! Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.

Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku. Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!

Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.

Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion.

Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha. Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë!

Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi”, shkruan Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

4 komente në “Teatri/ Kryemadhi- Basha nxjerrin artistët jashtë loje: Eshtë beteja jonë kundër qeverisë!”

  1. xuxo says:

    Kesaj po i mbarojne parate,sepse ne teater kjo nuk ka vajtur asnjehere

    1. Ilash says:

      Nuk kane hallin e tetrit por hallin e lekeve te tyre qe po ju mbarohen, duan ta ndertojne vete qe te fitojne

    2. Ilash says:

      Nuk kane hallin e tetrit por hallin e lekeve te tyre qe po ju mbarohen, duan ta ndertojneh vete qe te fitojne

  2. Timi says:

    Hahaha! Shko moj grua-burre shko moj pirdhu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje