Basha ngre tonet në Kuvend: O hajdutë, mos u zgërdhini me mua, qepeni gojën

5 Korrik 2018, 12:18Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në Kuvend.

Ai i ka quajtur të papranueshme përgjigjet e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro mbi pyetjet e bëra nga opozita.

Kreu i demokratëve kërkoi nga kolegët deputetë që mos qeshnin me fjalimin e tij, duke i quajtur ligjvënësit e mazhorancës si hajdutë.

 

 

“Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje. Keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës dhe po përdorni procedurën me emergjencë. Mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin.

Por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën Kuvendit, thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë.

Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën”, tha Basha. (TemA)

 

3 komente në “Basha ngre tonet në Kuvend: O hajdutë, mos u zgërdhini me mua, qepeni gojën”

  1. ferdi says:

    Të shan hajdut ky moster që ka vjedhur 250 milion euro nga xhepat e shqiptarve. Ja o njerëz ku arrin poshtersia e të djathtëve në kte vend. ky moster të tëra i ka ber ka ber. tradhti komtare me detin ka vrarë në mes të rrugës ka vjedhur. Nuk ka lënë gjë pa ber dhe akuzon të tjerët. kta jan llumi i kti populli jashtqitja komtare me parti të legalizume flisni po te doni.

  2. kaqi i zi says:

    o lulec na i kthe 400 milionet qe vodhe

  3. Nardi says:

    Thjesht,Luli eshte idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje