Partia Demokratike dhe disa artistë kanë paralajmëruar një protestë masive para Kuvendit të Shqipërisë për të penguar shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Kryedemokrati Lulzim Basha nënshkroi mbrëmë peticionin qytetar, duke u shprehur se edhe votat e opozitës janë kundër këtij projekt-ligji dhe se “Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë”.
Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar edhe aksione të tjera gjatë ditës së sotme.
Teksa ka nisur seanca, aksioni i PD-së do të jetë i ndërthurur me protestën jashtë. Nuk përjashtohen edhe surprizat në sallë nga deputetët e opozitës.
Më herët, projekt-ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare. (TemA)
Si tha Luli nga Cadra : Xhafaj bëhet Ministër i Brendshëm vetëm duke kaluar mbi trupin tim e të demokratëve. Pjesa tjetër është histori.