Kryeparlamentarja holandeze: Në Qershor 2019, Shqipëria hap negociatat

5 Korrik 2018, 10:10Politika TEMA

Kryetarja e Senatit të Holandës, Ankie Broekeres – Knol, është shprehur e bindur se Shqipëria do të hapë negociatat Qershorin e vitit 2019.

Gjatë një takimi në Tiranë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, Ankie Broekeres – Knol vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare, sidomos sa i përket reformës në drejtësi.

Shqipëria është një vend europian, i përket familjes europiane.

Jam e bindur se deri Qershorin e vitit 2019, ju do t’i keni përmbushur të gjitha detyrimet tuaja në lidhje me ato që duhet të bëjë Shqipëria për hapjen e negociatave.

Jam e impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani. Do të veçoja gjithë punën e bërë me reformën në drejtësi.

Jam e bindur që vitin tjetër në Qershorin e vitit 2019 ju do të hapni procesin e negociatave”, deklaroi kryetarja e Senatit të Holandës.

Holanda është një nga tre shtetet e Bashkimit Europian, të cilat nuk ishin dakord që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat e anëtarësimit këtë vit, duke e shtyrë procesin për në Qershorin e vitit 2019.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje