Përçahet PD, anëtarja e Këshillit Kombëtar sulmon ashpër Bashën: Rama po shtrin tentakulat në sistemin e drejtësisë, asnjë reagim

4 Korrik 2018, 21:39Politika TEMA

Punët brenda Partisë Demokratike nuk po ecin mirë, teksa ka qenë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Endira Bushati ajo e cila ka dalë kundër Lulzim Bashës.

Me anë të një postimi Bushati ka thënë se përveç Arta Markut, në Vetting ka kaluar pa u vënë re edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Sipas saj mosbesimi i gjerë ndaj PD-së vjen si pasojë e një mungese koherence, parimesh e vizionesh pasi ata reaguan për Vetting-un e Arta Markut, por jo të Adriatik Llallës.

Postimi i plote i Bushatit:

Opozitë???

Po….por për emra të veçantë….

Dëgjova dje dhe sot, eksponentë të PDsë që folën për “Vettingun e Partisë” për Arta Markun….

Nuk besoj se në këtë republikë gjendet ndokush që priste se Arta Marku nuk do ta kalonte vettingun…

E zgjedhur antikushtetueshmërisht, pa probleme pasurie dhe sigurisht me bekimin e Ramës, Marku, vettingun e kishte formalitet….

Kjo është arsyeja që deklaratat e PDsë në këtë drejtim, as nuk përbëjnë lajm, jo më të besohen nga publiku…

Se…publiku p.sh. e ka akoma të freskët lajmin që Adriatik Llalla i shpëtoi vettingut….

Po për këtë PD heshti….(edhe LSI, madje dhe PS…)

“Po në këtë rast a ishte “vetingu i partisë”?” – duhet pyetur andej nga PD dhe LSI….

Rrethi juridik në Tiranë diskuton çdo ditë mbi vettingun: mungesë standardesh, proces i parregullt ligjor, PS në veprim për kapjen e sistemit etj etj…

Dje, një koleg më tregonte këtë rast:

Një subjekti të vettingut i ishin faktuar 85 dalje nga Rinasi në 4 vjet. Një dalje llogaritej 3-4 ditë qëndrim. Për çdo ditë, organet e vettingut konsiderojnë shpenzim të pranueshëm 50 euro.

Llogaritë bëjini vetë….

Ky subjekt e kaloi vettingun…ndërsa një subjekt tjetër për një makinë, jo….

PD nuk e “merr mundimin” të informojë publikun për standardet e dyfishta, trefishta e katërfishta që aplikojnë organet e vettingut….

Jooo….kurrsesi jo!

Procesi nuk ka rëndësi, emra të përveçëm po!

Nga kjo mungesë koherence, parimesh e vizionesh, buron mosbesimi i gjerë ndaj PDsë…

U mësuan shqiptarët me Lul Bashën:

Flet për oligarkun Fusha, por jo për oligarkun Mane…

Flet për media të kapura, por mazallah se përmend Sandër e Vjollcë…

Kalon nga Babalja, tek Toyota, pastaj tek Teatri, harron Babalen, kalon tek shoferi i Xhafajt, derisa të harrohet foto e vëllait të “Toyotës” në zyrën e Bashës, pastaj braktis Toyotën, e dashuron Salvinin…e kështu ditët pasojnë njëra-tjetrën…

Asnjë kauzë e çuar deri në fund…

Deklarata për shtyp, dalje tek oborri, klithma e ulërima në komisione….

Publiku nuk merr vesh gjë….

Ndërkohë, Edi Rama, po shtrin tentakulat në sistemin e drejtësisë dhe çdo qelizë të shoqërisë…

5 komente në “Përçahet PD, anëtarja e Këshillit Kombëtar sulmon ashpër Bashën: Rama po shtrin tentakulat në sistemin e drejtësisë, asnjë reagim”

  1. alphade says:

    Ke pare qe kjo zonja Bushati ka te drejte : I besoj ,sidomos per dy gjera:
    1- dy-tre …..standartet dhe
    1- Inkoherencen e Bashes. I hallakatur ! Asnje pune apo detyre nuk e
    con deri ne fund. Ashtu sic beri sa ishte kryetar bashkie i Tiranes,
    GJUME LETRGJIK ……!

  2. Lili says:

    Po ju ma ne fund e paskeni kuptuar qe njeri qe fiton fale Rames 17 million ne vlore e nje kulle ne Tirane nuk eshte ne sherbim te PD se po te Rames,..
    Bravo, ma ne fund po reagoni,po eshte vone tash
    Duhet revolucionalla enver hoxha tash ketu se perndryshe nuk priten tentakulat e krimit ne cdo qelize te shqiperise..
    Cohu enver,shpordhi keta pushtetare te pas 90 shit,pseudosocialista e pseudodemokrate qe ne fakt vetem grabitcare jane qe u v7ne aty nga nderkombtaret per te shkateruar kombin shqiptare.

  3. L D says:

    Duhet te tregoje kjo zonjushe e nderuar si cohen deri ne fund keto kauza kur vete ju nuk jeni te bashkuar .Te gjithe kundra njeri tjetrit vetem per interes personal per pushtet . Te gjithe kryetar…… Ky eshte parimi yne Nuk duam te na drejtoje askush…..

  4. Albi says:

    Po moj Endira ke plotesisht te drejte .Ja keto jane partite .Me nga nje lider ne krye qe eshte sulltan dhe nga njeturme karagjozesh e servilesh qe i vijne nga pas .Dhe kjo ndodh me te gjithe partite pa perjashtim. Ndergjegje sociale e ulet dhe kuture demokratike zero.Ne fund te fundit kjo eshte ceshtje evoluconi shoqeror. Prandaj zerat si Ti e shume te tjere nga te gjitha krahet duhet te flasin fuqishem per te ndikuar ne zgjimin e gjithe atyre qe kane nerv kane sy e veshe dhe kuptojne natyrisht . Gjithsesi urime per kurajon e vonuar .

  5. do vijë një ditë says:

    Dhe ne qoftese ben keshtu, shume mire ben; keto tentakula i meritoni tu ngjiten juve dhe te mos u shqiten me qe keni 28 vjet qe genjyet nje popull te tere dhe i moret çdo gje: edhe breket dhe e keni lene bythejashte. Per vete jeni me vila dhe miljona sa ju kane zili dhe ambasadori shba-se per pasurine qe keni. E di çfare doni ju? Lovidhen ne balle se ndryshe nuk zini mend. Sa shume qe jeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje