FAZ: Merkel dhe Lëv tregojnë stanjacionin e Gjermanisë

5 Korrik 2018, 17:05Bota TEMA

Vendimet për të mbajtur në postet e tyre kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit, Hoakim Lëv, pavarësisht krizave të mëdha, po zhveshin Gjermaninë nga imazhi i saj i pathyeshmërisë, deklaroi një shkencëtar politik për gazetën konservatore ”Frankfurter Algemaine Zeitung”, raporton ata.

“Pavarësisht humbjeve të rënda dhe mangësive të konsiderueshme në lidershipin e tyre, ata po qëndrojnë në postet e tyre”, tha Norbert Seitz, një analist dhe komentator politik shumë i njohur, në një intervistë të publikuar sot.

“Ky është një tregues se si vendi po ngatërron stanjacionin me stabilitetin dhe se si krizat po perceptohen thjesht si një rrezik profesional”, tha ai.

”Kapitali politik i Merkelit ka rënë ndjeshëm pasi partia e saj konservatore Unioni Kristiandemokrat (CDU) humbi mbështetjen në zgjedhjet e shtatorit. Ndërsa debati me ministrin e saj të Punëve të Brendshme, i cili kërkon politika migratore më strikte, ka rritur kërkesat për dorëheqjen e saj”, shtoi ai.

Lëv do të qëndrojë trajner i Gjermanisë edhe pse kampionët e botës në fuqi pësuan një eliminim tronditës që në fazën e grupeve në Botërorin Rusi 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje