Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia po vjen!

5 Korrik 2018, 19:51Politika TEMA

Nga Donald Lu*

Kryeministër Rama, Ministër Xhafaj, Drejtor i Përgjithshëm Veliu, kolegë ambasadorë,

Tetë muaj më parë u takuam për të dëgjuar Ministrin Xhafaj t’i shpallte luftë krimit të organizuar. Në atë kohë, premtuam burimet tona për të mbështetur ndjekjen e kriminelëve peshq të mëdhenj.

Shumë ka ndodhur në tetë muaj, por mbetet shumë më tepër për t’u bërë.

Së pari, kjo qeveri ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria prej krimit të organizuar.

Së dyti, Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh të narkotikëve Met Kanani në Turqi. Më pas, banda e tij u arrestua këtu në Shqipëri.

Së treti, doganat shqiptare zbuluan 613 kile kokainë kolumbiane që çoi në arrestimin e trafikantit të narkotikëve Arbër Çekaj në Gjermani. Disa prej anëtarëve të bandës së Çekajt janë arrestuar dhe shpresojmë që në ditët e ardhshme do të arrestohen të tjerë.

Së katërti, kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen në gjykatë. Hetimi penal kundër ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla vazhdon.

Është shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe, por duam të shohim rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses.

Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe policisë – dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më parë, DEA punoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi.  Më pas, gjykatat greke e dënuan Balilin me një dënim të përjetshëm plus 15 vjet heqje lirie.

Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, qeveria, policia dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë.

Askush nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje Ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë.

Në fund, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thënë se planifikon të përfundojë këtë verë vetingun e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo do të lejojë krijimin e shpejtë të KLP-së, SPAK-ut dhe të BKH-së. Ne kemi premtuar burimet e OPDAT-it, ICITAP-it dhe FBI-së për të mbështetur krijimin e këtyre institucioneve thelbësore.

Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen.

*Fjala e ambasadorit Lu në tryezën e rrumbullakët për fushatën kundër krimit të organizuar

10 komente në “Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia po vjen!”

  1. Albani says:

    Shume mire ke folur o Lu,prandaj I dogji Turkarnautit Rama,eshte dhe ai nje Balil.
    ZOTI BEKOFTE AMERIKEN
    NE DJALL POLITIKANET TANE HAJDUTE

  2. Goni says:

    Donald , ti ngrite dolli me kokat e krimit.
    Nuk te hyn ne sy vila e Metes?! Vila e Rames?! Ke degjuar per fustanet e Monikes?!
    Kjo eshte hipokrizi per te big up your carier.

  3. Dani says:

    Faleminderit zoti ambasador.

  4. Ximi says:

    Sa kohe u desh per te kapur Eskobarin ne Kolumbi? Shteti kolumbian kishte nje ndihme te jashtezakonshme nga nderkombetaret por e kapi trafikantin ne nje moment kur ai e humbi vigjilencen dhe kur pati informacion te sakte per vendndodhjen e tij. Kjo do te ndodhe edhe me Balilin. Duhet te kemi parasysh qe qeveria i ka konfiskuar Balilitv te gjitha pronat e familjes qe kushtojne miliona euro. Qeveria ne fakt duhet te pergezohet per arritjet 5 vjecare dhe jo vetem ato 8 mujore. Puna e qeverise Rama filloj 5 vjet me pare. Kjo qeveri shkaterrojn Lazaratin, eliminoj kanabisin nga Shqiperia, po nderton shtetin e te drejtes, ristrukturoj policine dhe tani Drejtesine. Vendosi sundimin e ligjit duke eliminuarf vjedhjen e korentit dhe ujit. Vendosi rregullin e grumbillimit te taksave qe ishte klientelist. Po nderton Shqiperine me forcatv e veta. Shume pak ndihme nderkombetare. Une do te thoja z. Ram ameriton noten 10 ne ato qe ka bere. Nuk mund te krahasohet Shqiperia me 5 vjet me pare. Une do te kerkoja me shume ndihme logjistike dhe me paisje nga vendet miq. Sigurisht, Shqiperia do te behet ne saje te vendosmerise se z. Rama dhe programit te tij. Faleminderit atyre qe ndihmojne dhe nuk vene gure ne rrota!

    1. like says:

      Rama nuk ka bithe ta kruaje me trinar e Saliut.

  5. Zoti Lu bej te fala donald trumpit nga kriminelet e hajdutet sali ilir petja monika e co qe kane pas perkrahjen dhe mbrojtjen e ambasadoreve amerikan.
    Bej te fala edhe nga rama se keta kriminelet e lartpermendur i kishin varur shpresat tek trumpi se do ta shtypte si morr.
    Me vjen keq qe po iken pa mesuar se sypeshkaqeni dhe familja e tij serbe eshte peshku me i madh qe duhen vene ne zgar.

  6. Likja likja ndez e fikja says:

    Ilir meta e ka fshehur ne shtepine e tij me tha dikush sepse ay eshte koka e korrupsionit shqipetar
    Por halli eshte se mos ngelemi pa president

  7. Laku says:

    Drejtesia po vjen dhe Lulu po hiken.Pordh Shqiptare me rigin Kinez.

  8. xhoni says:

    Ky ximi duhet te jete ose Spiropali ose Ahmetaj – te dy servile dhe hajdute.

  9. Faleminderit DONALD LU ! Ju komplimentoj per profesionalizmin e treguar ndaj ´Mergates Politike´30 vjecare shqipetare…………….pasardhes te te pafeve,morali i tyre eshte hajnia e pabesia…
    – Faleminderit ju uroj gjithe te mirat.. por….ndryshimi !!!!!!…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje