“Të droguar me aventurat”, tre të rinj vdesin në ujëvarën kanadeze

7 Korrik 2018, 08:46Bota TEMA
“Të droguar me aventurat”, tre të rinj vdesin në

Tre pjesëtarët e një grupi që postonte në “Youtube” video të aventurave të tyre vdiqën aksidentalisht pasi ranë nga kaskada e një ujëvare.

Ryker Gamble, Alexey Lyakh e Megan Scraper po notonin në ujërat pranë ujëvarës Shannon në British Columbia, kur ranë nga një lartësi prej 30 metrash.

Sipas “Vancouver Sun”, aksidenti ndodhi në momentin që Megan Scraper rrëshqiti, ndërsa dy shokët u përpoqën ta shpëtonin, duke përfunduar të tre në humnerë.

Grupi i njohur me emrin “High On Life” është krijur në Vankuver në vitin 2012 dhe ka mbi 500 mijë përdorues në “Youtube” dhe 1.1 milionë ndjekës në “Instagram”. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje