Shpresë për parandalimin e virusit HIV, një vaksinë premtuese testohet te njerëzit

8 Korrik 2018, 08:45Shëndeti TEMA

Një vaksinë që ka potencialin t’i mbrojë njerëzit nga virusi HIV po jep rezultate premtuese.

Trajtimi, që synon të sigurojë imunitet ndaj virusit, u testua te 393 persona dhe reagim pozitiv të sistemit imunitar, thuhet në një studim të publikuar në “Lancet”.

Edhe testimi te majmunët rezultoi i suksesshëm në disa raste. Por studiuesit thonë se do të duhen teste të tjera për të kuptuar nëse reagimi i sistemit imunitar mund të parandalojë infeksionin HIV.

Rreth 37 milionë njerëz në botë jetojnë me virusin HIV ose me AIDS.

Mesatarisht 1.8 milionë raste të reja diagnostikohen çdo vit.

Pavarësisht avancimit të mjekësisë dhe trajtimeve për virusin HIV, gjetja e kurës dhe vaksinës nuk është arritur. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje