FOTOT spektakolare: Vullkani “magjik” ndriçon qiellin

9 Korrik 2018, 12:10Lifestyle TEMA
FOTOT spektakolare: Vullkani “magjik” ndriçon qiellin

Këto pamje mahnitëse tregojnë  të ashtuquajturin “vullkan blu” që ndriçoi qiellin e Indonezisë duke hipnotizuar turistët.

Pamjet e pabesueshme tregojnë vullkanin Kawah Ijen në East Java, duke lëshuar hirin blu në qiell në lartësinë 4.8 metra.

Sipas ekspertëve, shkëlqimi blu nuk vjen nga llava, e cila ka një ngjyrë të ngjashme me shumicën e vullkaneve të tjera, por nga gazi i emetuar nga mali.

Ekziston një sasi e lartë e gazit sulfurik në Kawah Ijen, i cili kur ekspozohet ndaj oksigjenit në ajër bën një ngjyrë blu të ndritshme.

Kompleksi i vullkanit Ijen ka disa nga nivelet më të larta të squfurit në botë.

Ndryshe nga vullkanet e zakonshme, lava e ndritshme e të cilëve është e dukshme gjatë ditës, flakët blu të djegura të Kawah Ijen mund të shihen vetëm gjatë natës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje