Ky është momenti tronditës kur një toreador spanjoll u godit nga demi gjatë një shfaqje në Arévalo në Spanjën veriore.
Në pamjet filmike do të shikoni se si demi godet me brirë dhe i hap kafkën toreadorit Juan Jose Padilla.
Si pasojë e goditjes 45 vjeçari mori një plagë të tmerrshme në kokë prej 20 cm për mbylljen e së cilës u deshën gati 40 qepje.
Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë më parë në vitin 2011 Juan Jose Padilla kishte humbur një sy po në një shfaqje me demat. (TemA)