Ndërsa sot pritej testi i parë i qeverisë “Rama 2” për të siguruar 84 vota, opozita ka bojkotuar punimet u Kuvendit.
Seanca e sotme është duke u zhvilluar pa pjesëmarrjen e forcave opozitare.
Vetëm dy përfaqësues të saj, Edmond Spaho nga PD dhe të Petrit Vasili nga LSI, ndodhen në sallë për të treguar arsyet.
Justifikimi i Spahos dhe Vasilit për mosprezencën, lidhet me një kërkesë ku pretendohet se është falsifikuar vota në votimin e ligjit për goditën e teatrit.
Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se e ka marrë vetëm ditën e sotme kërkesën nga opozita.
“Është një kërkesë e cila qartëson se në sallën e Kuvendit çdo standard ka rënë.
Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste.
Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim.
Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.
“Ditën e enjte është kryer votimi për Teatrin, por më shumë se kaq ishte vetë procesi i votimit, i cili ka pasur defekte.
Një deputet i opozitës, pa qenë në sallë rezulton të ketë votuar pro.
Ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës.
Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh sepse kjo çështje është urgjente.
Kuvendi duhet të bënte verifikimin e votimit.
Ne nuk marrim pjesë për shkak se gjendje të tilla në Kuvend po bëhen të zakonshme”, u shpreh Spaho.
Bojkoti i Kuvendit lidhet me frikën për rrjedhje votash, pasi deputetë në kampin e opozitës përkrahin herë fshehurazi dhe herë hapur qeverinë “Rama”. (TemA)
Vet e bet ktheuni dhe haeni tani ndyresira hengshi veten tuaj flliqesira