Samiti i Londrës: Delegacioni shqiptar në pritjen e princit Charles

10 Korrik 2018, 22:13Politika TEMA

Në Samitin e Londrës, takimi i pestë i Procesit të Berlinit.

Takimi vijoi sot (dita e dytë) me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Delegacioni shqiptar ishte pjesë e pritjes së dhënë prej Shkëlqesisë së tij Princit Charles @ClarenceHouse për pjesëmarrësit e #WBSummitLondon.
Gjatë këtij samiti, Kryeministri Rama pati një takim me Kryeministrin grek Tsipras me të cilin diskutuan për ecurinë e deritanishme të dialogut mes dy vendeve. Ministri Bushati në fjalën e tij e ka cilësuar këtë samit si tejet të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Samiti i Londrës, samiti i sfidave!• Siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, një lidhje më e mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
• Ndërlidhshmëria, krijimi i fondit të garancisë për bizneset e vogla dhe të mesme (SME)
• Strategjia e zgjerimit, u skicuan drejtimet kryesore të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE”, shkruan Bushati në FB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje