Në vendin tonë edhe sot do të vijojë dominimi i kthjellimeve në të gjithë territorin, deri pas mesditës kur vranësira lokale shfaqen në zonat lindore.
Pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore dhe ekstremin verior, por mundësia për shira është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës, duke shënuar maksimalisht mbi 33°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 ballë. (TemA)