Tensione Athinë-Moskë: Greqia dëbon diplomatët rusë për spiunazh dhe ndërhyrje në punët e brendshme

11 Korrik 2018, 10:54Rajoni TEMA

Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.

Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit.

U bënë përpjekje për të blerë zyrtarë, të cilat, sipas Kathimerini dështuan.

Ndërhyrjet synonin çështjet veçanërisht të ndjeshme kombëtare dhe interesat e Greqisë në Ballkan, ku përmendet kontesti i emrit me Maqedoninë.

Sipas “Kathimerini”, vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vjen si reagim pas një serie lëvizjesh të koordinuara të përpjekjeve për të zgjeruar ndikimin rus në Greqi.

Burimet diplomatike thanë se në këto lëvizje përfshihen aktivitete të qarqeve të ndryshme që përfaqësojnë interesat ruse si Bashkimi Perandorak Ortodoks i Palestinës.

Reagimi i Athinës është, ndër të tjera edhe një mesazh për Moskën.

Ky rast nxjerr në pah tensionet nën rrogoz që duket se ekzistojnë dy vitet e fundit midis Athinës dhe Moskës, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon, shkruan Respublica.

Sipas burimeve të larta diplomatike, këto veprime minojnë miqësinë mes dy popujve dhe imazhin e Rusisë në Greqi, dhe janë pjesë e një përpjekjeje sistematike në shkelje vend të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, gazeta shkruan se Greqia ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët.

Megjithatë, kjo mund të bazohet vetëm në barazinë dhe respektin e ndërsjellë me kusht sovranitetin dhe pavarësinë e dy vendeve..

Athina ka qenë shumë e kujdesshme në administrimin e marrëdhënieve greko-ruse.

Në rastin e ish-agjentit Sergei Skripal qeveria greke nuk ndoqi shembullin e vendeve të tjera perëndimore që dëbuan diplomatët rusë, në shenjë solidariteti me Britaninë.

http://www.kathimerini.gr/974240/article/epikairothta/politikh/apelash-r…

11 komente në “Tensione Athinë-Moskë: Greqia dëbon diplomatët rusë për spiunazh dhe ndërhyrje në punët e brendshme”

  1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Moooooos !!!! Tani Putini me Erdoganin do bejne sandwich me Gerrkun. Gjynah gerrket e shkrete.

    1. korcari says:

      o taj qe ke vene ate pseudonim!kosovar do jesh?po nejse nuk ke faj ti!fajin e ka janulla qe te ndihmoi kur serbi te vuri perpara,edhe janulla te ndihmoi,turku turk ngelet…Ajde shendet edhe ajo sepata te rente kokes,muxhahedin/

      1. I paemërt says:

        Jevgjit nga Korca ate “ndihmen” e buces Anastas fute ne bithe dhe shko tregoja jevgjiteve kurvte shkoni si shkerdhata per nje pjate supe tek Kisha Anastas jevgjitit more vesh mora thuaj keni ardhur ketyre aneve si plera dhe na beni dhe “korcarin” ptuuuuu rrace e poshter

  2. Dash says:

    Me cudit ky veprim por nuk mund te mos them BRAVO Greqise,na interesojne gjitone te forte dhe indipendente dhe maredheniet tona pastaji gjejme ngadale ngadale per te mos folur per dna dhe historine e perbashket….

  3. Dash says:

    Me cudit ky veprim por nuk mund te mos them BRAVO Greqise,na interesojne gjitone te forte dhe indipendente dhe maredheniet tona pastaji gjejme ngadale ngadale per te mos folur per dna dhe historine e perbashket….nuk na duhen sllave te tjer ne jug…

  4. faro says:

    Mali Athos!!!
    Sa i rendesishem! Sa sekrete te historise fshihen atje!
    Ja pse u duhen edhe agjenturave.

  5. Armiku i armikut tim eshte miku im.
    Keshtu ju pafsha , se m..t jeni qe te gjith.

  6. Armiku i armikut tim eshte miku im.
    Keshtu ju pafsha , se m..t jeni qe te gjith..

  7. Undefined says:

    Gezohuni byrazeret e erdoganit, gezohuni per byrazeret e Anatolit

  8. Hahahaha says:

    Ne te semes do te shkoni ore kurdo-egjiptianet e Athines krrujeni edhe me Putinin se do ta ndegjoni kengen keq e keninpunen Erdogan don Selanikun Putini Malin Atos Shqiperia Epirin e Jugut Europa 500 miliard borxhe nuk ka rruge tjeter pervec se shperberkes tuaj si Jugosllavia eshte vetem ceshtje kohe vdo gje artificiale eshte e destinuar te deshtoj

  9. Ledio says:

    Germo Tare germo , se vec byth…edhe perdhunues femijesh do gjesh atje..:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje