FOTOT: Historia si në përralla e Zlatko Dalić, që e nisi nga Shqipëria. Sot në finale të Botërorit

12 Korrik 2018, 10:34Sport TEMA
FOTOT: Historia si në përralla e Zlatko Dalić, që e nisi nga

Zlatko Daliç po bën historinë jo vetëm të Kroacisë, por të futbollit botëror.

Ai ka çuar për herë të parë Kroacinë në një finale Botërori dhe nëse arrin të fitojë përballë Francës, do të bënte diçka të paimagjinueshme.

Në Shqipëri ai në fakt është një emër i njohur, pasi për disa kohë ishte trajner i Dinamos dhe më pas u shkarkua.

Ky fakt ka shkaktuar edhe humor, ndërsa një komentues ka postuar edhe këtë foto, me diçiturë:

“Koha kur Zlatko Dalić ishte emigrant në Shqipëri…. Sot në finale të Botërorit”.

Kroacia ka siguruar finalen e Kupës së Botës pasi ka mundur 2-1 Anglinë në kohën shtesë me përmbysje.

Teksa lojtarët do të marrin pjesën më të madhe të lëvdatave, Zlatko Dalic, trajneri i bardhekuqve, meriton një përmendje të veçantë.

I marrë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ai ka shkuar nga rreziku për të mos u kualifikuar në Botëror, te finalja e kompeticionit.

Një përrallë e vërtetë për të.

Kroacia është bërë kombi më i vogël që arrin në një finale të Kupës së Botës që nga Uruguai në 1950-ën, ashtu si edhe kombëtarja me pozicionin më të ulët në renditjen e FIFA-s (20).

Më një popullsi prej 4.000.000 banorësh, arritja e kroatëve është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Heroi i ndeshjes kundër Anglisë ka qenë Ivan Perisic, cili është shpallur edhe lojtari më i mirë i takimit.

Gjithsesi, ylli i Kroacisë mbetet Luka Modric, duke bërë mirë gjërat e thjeshta dhe duke e shikuar ndeshjen me një shpejtësi më të madhe se të tjerët.

Të dielën e ardhshme, kroatët do të përballen në finalen e madhe kundër Francës me synimin për t’i dhënë kësaj përralle një fund të bukur.

(TemA)

3 komente në “FOTOT: Historia si në përralla e Zlatko Dalić, që e nisi nga Shqipëria. Sot në finale të Botërorit”

  1. Viro says:

    Qe te harmonizosh yjet, ti besh te degjojne dhe te ndjekin eshte e veshtire. Dalic duhet te jete me shume kulture dhe Jo vetem futbollistike. S’e kuptoj si ai mund te punonte te Dinamo.

    1. kujtesa says:

      Ke te drejte Viro!
      Daliç ka shume edukate dhe eshte nje njeri fisnik.
      Ne shqiperi keto dy virtyte ti marrin per dobesi.
      Kjo ishte dhe arsyeja e vertete pse u shkarkua nga drejtimi i Dinamos se asaj kohe.
      Bote e çuditeshme,apo jo!

  2. Bambi says:

    Prandaj thashe dhe une: Diku e kam pare kte fytyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje