Luka Modriç: Anglezët nuk na respektuan, kjo na karikoi

12 Korrik 2018, 10:09Sport TEMA

Luka Modriç ka akuzuar gazetarët dhe analistët anglezë se nuk treguan respekt ndaj futbollistëve kroatë dhe e pranoi se kritikat angleze e karikuesin më shumë skuadrën e tij për të shkuar në finalen e Kupës së Botës.

Modriç ishte sërish fantastik në sfidën ndaj Anglisë dhe pas takimit gjysmëfinal shpërtheu ndaj atyre që parashikuan një fitore të lehtë angleze.

Shumë njerëz flisnin, gazetarë anglezë, analistë e opinionistë.

E nënvlerësuan Kroacinë dhe ky este një gabim gjigant.

Gjithë ato fjalë, i lexuam e i dëgjuam dhe thamë: ‘OK, do ta shohim sonte kush është i lodhur’.

Ata duhet të jenë më të përulur dhe të kenë më shumë respekt për kundërshtarin”.

Ne u treguam se nuk ishim të lodhur, në dominuam mendërisht dhe fizikisht.

Duhet të kishim fituar pa shkuar në shtesa.

Bëmë diçka të madhe, është një ëndërr e bërë realitet. Jemi krenarë, bëmë diçka pa precedent në historinë e Kroacisë”.

1 komente në “Luka Modriç: Anglezët nuk na respektuan, kjo na karikoi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje