Ronaldo mania, në Milano shitet një fanellë në minutë: Me këto ritme Juventusi mund t'i nxjerrë shumë shpejt paratë e shpenzuara për blerjen e yllit portugez

11 Korrik 2018, 18:29Sport TEMA

Juventus është duke shitur një mesatare një fanellë për minutë të Cristiano Ronaldo-s në dyqanin e tyre në Milano.

Transferimi ka kushtuar 100 mln euro dhe ai do të paguhet 30 mln euro neto në vit, por gjithashtu pritet të sjellë fitime të mëdha për klubin italian.

Sipas TuttoJuve, ka një radhë të madhe në dyqanin zyrtar të Juventus në Milano, sidomos teksa faqja online është bllokuar pas momentit kur fanella doli në shitje.

Raportohet se Bardhezinjtë janë duke shitur një mesatare një fanellë për minutë të Cristiano Ronaldo-s që kur është hapur dyqani në orën 10 të paradites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje