Kristiano Ronaldo është zyrtarizuar në ditën e djeshme te Juventusi, duke surprizuar sportdashësit europianë me vendimin e tij, megjithëse gjatë ditëve të fundit një kalim i tillë ishte përfolur shumë.
Por legjenda e Mançester Junajtid, që ka luajtur edhe me portugezin në Angli, Ryan Giggs, ka treguar arsyen e vërtetë të kësaj lëvizje të fundit.
Në një intervistë për “Ole”, Giggs është shprehur se Ronaldo tashmë do të kërkojë të krenohet më tepër, që t’ia dalë edhe në Itali, për të mposhtur Mesin në duelin e lojtarit më të mirë në botë.
“Kristiano është i fiksuar për të mundur Mesin. Tani ai mund të krenohet se ka fituar në Angli, Spanjë dhe Portugali. Por së shpejti do të thotë: “Unë fitova edhe në Itali”.
Në këtë mënyrë, ai do të përforcojë argumentet që është më i miri, kur ta krahasojnë pas disa kohësh me Lionel Mesin.
Të kesh luajtur me Juanjtid, Realin e Madridit dhe Juventusin është vërtet shumë. Por ai është gjithmonë gati për sfida të reja”, ka thënë Gigs.
shume sakt..nuk ka objektiv qe CR7 nuk e arrin