Ronaldo kritikon Neymar: Prisnim më shumë nga ai në Botëror

11 Korrik 2018, 11:08Sport TEMA

Ronaldo Nazario mori pjesë në “Sport TV” të Kupës së Botës në Rusi, ku foli për ekipin brazilian dhe veçanërisht rolin e Neymar Jr.

“Ne të gjithë pritnim më shumë nga Brazili, sepse është ekipi favorit në të tillë turne.

Po kështu, prisja më tepër edhe nga Neymar.

Unë nuk e di nëse operacioni i këmbës, apo ndonjë problem tjetër e ka munduar, por e pashë atë të kufizuar në fushë.

Mbërritja në Botëror sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pas operacionit dhe qëndrimit tre muaj larg fushave, është situatë e vështirë.

Sidoqoftë, ai është ende i ri dhe ka shumë talent.

Bashkë me talentin shtohet shumë edhe përgjegjësia, ndaj duhet të mësojë”.

1 komente në “Ronaldo kritikon Neymar: Prisnim më shumë nga ai në Botëror”

  1. santiago says:

    ik ore kok vic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje