Mbyllet ndeshja Francë-Belgjikë me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet e ndeshjes dhe goli me VIDEO

10 Korrik 2018, 21:50Sport TEMA
Mbyllet ndeshja Francë-Belgjikë me rezultatin 1-0. Të gjitha

Një gjysmëfinale që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione pasi objektivi i të dyja ekipeve është kualifikimi për në finalen e madhe.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të ndeshjes.

Formacionet zyrtare:

Franca: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Hernandez.
Trajner: Didier Deshamp.

Belgjika: Courtois, Alderëeireld, Kompany, Vertonghen, Ëitsel, De Bruyne, Fellaini, R. Lukaku, E. Hazard, Dembele, Chadli.
Trajner: Roberto Martinez

GOL! Franca zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi pas një goli mjaft të bukur me kokë të realizuar nga qëndërmbrojtësi Umtiti

Minuta 47′, Romelu Lukaku krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, por gjuajtja e tij përfundon mbi tranversë

Minuta 39′, Pavard humbet rastin më të mirë për Francën për të shënuar golin e avantazhit, ku i vetëm përballë Kortua ndalet mrekullisht nga ky i fundit

Minuta 30′, Oliver Giroud krijon rastin e parë të rrezikshëm për Francën duke goditur me kokë brenda zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 21′, Hugo Lloris bën mrekullinë duke i mohuar golin e avantazhit Belgjikës pas gjuajtjes së Alderëeireld duke bërë një pritje spektakolare

Minuta 18′, Eden Hazard krijon një tjetër rast të artë për të shënuar golin e avantazhit, pasi gjuajtja e tij që po shkonte drejt rrjetës devijohet nga Varane duke përfunduar jashtë kuadratit

Minuta 15′, Shpëton për mrekulli Franca nga pësimi i golit. Eden Hazard humbet një rast të artë brenda zonës duke goditur jashtë portës së mbrojtur nga Lloris

Starton supersfida mes Francës dhe Belgjikës nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar në “Saint-Petersburg Stadium”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje