Tashmë dilemat për mesfushorin Idriz Batha kanë marrë fund dhe ai ka bërë zgjedhjen e tij për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht se në kohën e fundit janë përfolur shumë ekipe si alternativa të mundshme për të marrë shërbimet e futbollistit 26-vjeçar, Batha do të jetë pjesë e Flamurtarit.
Një përforcim i mirë ky për vlonjatët, të cilët kërkojnë të rikthehen në majat e futbollit shqiptar, objektiv që e kanë pasur shpesh në sezonet e fundit, megjithëse nuk kanë arritur ta realizojnë atë.