Francë-Belgjikë, sot dueli që kushton 1,83 miliard euro

10 Korrik 2018, 12:06Sport TEMA

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës vënë sot përballë Francën me Belgjikën, dy përfaqësuese të cilat janë ndër më të vlerësuarat në botë sa u përket çmimeve të kartonit të futbollistëve që kanë në radhët e tyre.

Sipas përllogaritjeve, kjo e sotmja është ndeshja me e shtrenjtë e Botërorit deri tani, pasi vë përballë dy skuadra të cilat së bashku kushtojnë në total 1,83 miliard euro.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga faqja e specializuar për merkaton, “Transfermarkt”, Franca është ekipi më i vlefshëm në këtë aktivitetit, pasi totali i vlerave të kartonëve të saj arrin 1,08 miliard euro.

Ylli i skuadrës është Kilian Mbape, vlera e të cilit është 120 milionë euro.

Belgjika, mes skuadrave të mbetura, është në vendin e tretë, me një total prej 754 milionë eurosh të vlerës së lojtarëve të saj, e kaluar nga Anglia e cila ka një vlerë prej 874 milionë eurosh për 23 futbollistët.

Lojtari më i vlerësuar i belgëve është “mendja” e mesfushës, Kevin De Bryjn, vlera e të cilit tashmë arrin 150 milionë euro.

1 komente në “Francë-Belgjikë, sot dueli që kushton 1,83 miliard euro”

  1. merru me ta says:

    Ku eshte saktesia e mases?! Pra, nuk ka mase, por treg; nuk ka kosto, por shitje -blerje. Kesaj i thone:ma jep se s’ma ke=ekonomi tregu pa permasa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje