Kroacia dhe Anglia do të përballen të enjten për një vend në finalen e Kupës së Botës, por asnjë prej dy skuadrave nuk mund të quhet favorite e qartë për të fituar. Anglia ka bërë një turne të shkëlqyer deri më tani, edhe pse shumë e konsiderojnë rrugën e saj deri në gjysmëfinale si më të lehtën e historisë së Botërorëve.
Ndërsa kroatët kanë hasur vështirësi në ndeshjet me eliminim, duke u kualifikuar vetëm falë penalltive me Danimarkën dhe Rusinë, edhe pse në ndeshjet e grupeve dhuruan spektakël, të kulmuar me fitoren 3-0 kundër Argjentinës.
Por ndoshta një avantazh psikologjik që mund të ketë kombëtarja ballkanase është historia e para disa viteve, ku Kroacia ishte kundërshtari një prej ndeshjeve më shokuese të futbollit anglez.
Atë fitore 3-2 kundër Anglisë, duke e lënë jashtë Euro 2008, ndërsa trajneri i atëhershëm i anglezëve, Steven McClaren “pozoi” për një nga fotot më qesharake të futbollit, duke pirë çaj e duke mbajtur një çadër për t’u brojtur nga shiu, ndërsa skuadra e tij po mundej nga Kroacia e kualifikuar e që nuk luante për asgjë.
Por historia nis pak më herët. Në vitin 2006, Anglia po kalonte një fazë tranzicioni. i ashtuquajturi “brezi i artë” kishte dështuar keq në Euro 2004 dhe në Kupën e Botës, duke detyruar trajnerin Sven-Goran Eriksson të jepte dorëheqjen ndërsa David Beckham të dorëzonte shiritin e kapitenit. Steven McClaren mori detyrën në mes të vitit 2006 dhe emëroi John Terryn si kapiten, duke projektuar skuadrën rreth Wayne Rooneyt.
Në kualifikuest e Euro 2008, Anglia luante në një grup me Kroacinë, Rusinë, Izraelin dhe Maqedoninë. Të gjitha skuadra të kalueshme në letër, dhe kështu do të mbeteshin deri në fund, vetëm në letër…
Pas barazimit pa gola me Maqedoninë në “Old Trafford”, anglezët u mundën 2-0 nga kroatët e rinj dhe të talentuar që udhëhiqeshin nga Slaven Bilic, një tjetër emër i madh i vendit të vogël ballkanik.
Edhe pse me Anglinë luanin yje si Steven Gerrard, Ashley Cole , Frank Lampard dhe talente të rinj si Shaun Wright-Phillips e Theo Walcott, në ndeshjen e fundit në shtëpi, Anglisë i duhej fitorja kundër Kroacisë për t’u kaulifikuar për në Europian si e dyta e grupit, pas kroatëve. Por Scott Carson, portieri anglez i asaj ndeshjeje i dhuroi një gol Niko Krajncarit, ndërsa Ivica Olic shënoi golin e fitores 3-2 për Kroacinë.
Dy skuadrat u përballën sërish në kualifikueset e Botërorit 2010 dhe këtë herë, nën drejtimin e Fabio Capellos, anglezët fituan 4-1 në Zagreb dhe 5-1 në “Wembley”.
Kroacia me Angline do ndeshen te merkuren jo te enjten o gazetar…