Një ndër lojtarët më të mirë në Botë dhe absolutisht protagonist në sukseset e Belgjikës, është sulmuesi i Çelsit, Eden Hazard.
Me lojën dhe golat e tij, Hazard di të bëhet një futbollist i aftë për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Në këtë Botëror, Hazard së bashku me Belgjikën, kanë arritur të kualifikohen për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, aty ku përballë do të kenë Francën e drejtuar nga Didier Deshamp.
Në prag të këtij takimi, Hazard ka folur për lidhjen që ai ka me kombëtaren franceze.
“Dikur nuk kishim fanella të Belgjikës dhe vishnim të Francës.
Kam qenë më shumë tifoz i francezëve sesa i Belgjikës. Pa dashur për të hedhur poshtë Belgjikën, Franca në atë kohë ishte… Francë.
Mbape? Ai është një lojtar shumë i mirë dhe i talentuar. Nëse ai shihte videot e mia kur ka qenë i vogël, sot unë shoh videot e tij pasi është fantastik”, u shpreh Hazard.