Pas dështimit në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, trajneri i Kombëtares së Spanjës Fernando Hierro është larguar nga drejtimi i skuadrës.
Zyrtarizmi ka ardhur nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila përmes një njoftimi ka theksuar se Fernando Hierro është larguar “për të kërkuar horizonte të reja dhe për arritje të reja profesionale”.
Hierro mori drejtimin e Spanjës pas largimit dy ditë para nisjes së Botërorit të Julen Lopeteguit, i cili u shkarkuar nga Federata e Spanjës pas marrveshjes që arriti me Realin e Madridit.
Pas eleminimit nga Botërori, Hierros, iu propozua që të merrte drejtimin e drejtorit teknik, por vendosi që ta refuzoj pasi ndihet fajtor në dështimin që përfaqësuesja e Spanjës bëri në këtë kampionat Botëror. (TemA)