Thirri “lavdi Ukrainës”, Domagoj Vida në telashe

8 Korrik 2018, 15:38Sport TEMA

FIFA po ekzaminon një video të publikuar online që tregon mbrojtësin e Kroacisë, Domagoj Vida, që e feston kualifikimin e skuadrës së tij duke bërë komente rreth Ukrainës, vend të cilit Rusia i ka aneksuar Krimenë.

Vida, që është aktivizuar për 5 sezone me Dinamon e Kievit, brohoret “Lavdi Ukrainës” dhe vetëm pak sekonda më pas, ish-futbollisti kroat, Ognjen Vukojevic, deklaron se kjo fitore është për Dinamon dhe Ukrainën”.

Të dy futbollistët kanë luajtur bashkë te Dinamo e Kievit.

Vida, i kontaktuar nga mediat ruse për këtë episod, është shprehur se deklarata e tij nuk kishte të bënte me politikën, por ishte një thjeshtë një shaka mes miqsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje