Harry Kane dhe shokët e tij stërviten me një pulë?!

10 Korrik 2018, 17:22Sport TEMA
Harry Kane dhe shokët e tij stërviten me një pulë?!

Harry Kane edhe shokët e tij kanë lënë topin për një pulë. Nuk është aspak shaka, trajneri i “tre luanëve”, Gareth Southgate, ka zgjedhur një pulë lodër, si mjet për të realizuar fillimin e stërvitjes për gjysëmfinalen e kupës së botës me Kroacinë.

Pula është përdorur gjatë nxemjes, çdo lojtar e ka pasuar atë tek shoku duke lëvizur tek pozicioni i kundërshtarit, kështu çdo pasim është shoqëruar me nga një lëvizje pozicioni.

Nuk kanë munguar as të qeshurat gjatë lojës me pulën ku ekipi përveç se ka realizuar nxemjen është relaksuar para një sfide të vështirë.

Southgate ka zhvilluar seancën stërvitore në  stadiumin “Spartak Zelonogorsk”, mëngjesin e së martës një ditë para gjysmëfinales me Kroacinë duke i pasur sytë drejt finales në Moskë.

Është për t’u duartrokitur kjo ide inovatore e trajnerit i cili përveç përgatitjes tradicionale ka dashur ti c’tensionojë djemtë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje