Koracia e Daliç, gati të shkruajë historinë

10 Korrik 2018, 19:13Sport TEMA

Në vitin 1998 Botërori zhvillohej në Francë dhe Kroacia, e cila kishte vetëm 7 vite që kishte shpallur pavarësinë, e pa veten mes 4 më të mirave të botës.

Në skuadër ishin lojtarë si Zvonimir Boban, Davor Suker apo Prosinecki, ndërsa ëndrra u shua kur Thuram me dygolëshin e tij kualifikoi francezët në finale. Pas ekzaktësisht dy dekadash kroatët rikthehen për të përmbushur atë që lanë përgjysmë në “St.Denis”, mbrëmjen e 8 Korrikut 1998.

Me gjithë respektin për Sukerin me shokë, “armata” në duart e Daliç duket më e fortë se ajo e Blazeviç 20 vite më parë. Luca Modriç vjen me 4 trofe të Champions Leagues të fituara me Realin e Madridit, ndërsa emocionet e triumfit në këtë kompeticion i ka përjetuar edhe Ivan Rakitiç me fanellën e Barcelonës.

Kampion Europe është shpallur edhe Mateo Kovaçiç, pavarësisht se jo me të njëjtën gradë protagonizmi si kapiteni. Sime Vrsaljko ngriti lart trofeun e Europa Leagues me Atleticon, në një kohë që Lovren i shkoi shumë pranë triumfit në Champions me Liverpoolin e tij, teksa dy herë është shpallur nënkampion Europe me Juventusin, Marko Mandzukiç, teksa Brozoviç e Perisiç janë pjesë e një klubi me mjaft emër si Interi.

Kjo Kroacia nuk është më një surprizë dhe nëse ka një skuadër e cila i ka të gjitha letrat në rregull për të qenë ballkanasja e parë, kampione e Botës është pikërisht skuadra e drejtuar nga ish dinamoviti Zlatko Daliç. Pavarësisht se ka shumë elementë të veçantë, forca më e madhe Kroacisë është grupi.

“Të gjithë për një, një për të gjithë”, kjo u pa edhe në 1/8-at kundër Danimarkës, ku Modriç gaboi dhe skuadra me Subasiç në krye, falë karakterit të treguar arriti të kualifikohej. Ëndrrat i realizon ai që beson më shumë në to dhe Kroacia beson tek kualifikimi në finale dhe akoma më shumë beson tek triumfi në Botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje