VIDEO: Franca finalistja e parë e Botërorit, Belgjika e pafuqishme përballë "Gjelave"

10 Korrik 2018, 21:53Sport TEMA

Franca është finalistja e parë e Kampionatit Botëror duke siguruar kualifikimin pas fitores së arritur me rezultatin e ngushtë 1-0 në duelin gjysmëfinal kundër Kombëtares së Belgjikës.

“Gjelat” e drejtuar nga tekniku, Dider Deshamp, zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë duke eleminuar në këtë fazë një nga përfaqësueset që kishte bërë një kampionat pozitiv siç është Belgjika, por që ndaj Francës e kishte të pamundur që të fitonte.

90-minutat e zhvilluara në “Saint-Petersburg Stadium” ishin spektakolare dhe emocionuese ku rastet për shënim nuk munguan nga të dyja ekipet.

Por, ajo që bëri diferencën ishte një gol i realizuar nga ana e Umtiti që i dha kualifikimin Francës për në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në Luzhniki të Moskës.

Qëndërmbrojtësi francës arriti që të shënojë një gol mjaft të bukur në minutën e 51-të të pjesës së dytë ku pasi fitoi duelin me mbrojtësit belg goditi saktë me kokë duke e dërguar topin pas kraheve të Kurtua.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit me Francën që rikthehet në një finale të madhe të Kampionatit Botëror që mungote prej vitesh dhe do të synojë që të ngrejë tashmë lart trofun më të rëndësishëm siç është Kupa e Botës.

Ndërkohë, Belgjika eleminohet me kokën lart nga ky kompeticion ku bëri ndeshje fantastike edhe pse nuk arriti dot që të shkonte në finale

Nësër Franca do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit që do të ndeshet ne finale që do të dalë nga sfida mes Anglisë dhe Kroacisë.

Kliko KËTU për të parë të gjithë rastet e ndeshjes dhe më poshtë goli i vetëm i takimit Francë-Belgjikë. (TemA)

Goli i shënuar nga Umtiti

 

2 komente në “VIDEO: Franca finalistja e parë e Botërorit, Belgjika e pafuqishme përballë “Gjelave””

  1. Sali kari says:

    Bazuar ne teorine e Kaç Islamit dhe Lyl Bashes fituesi i boterorit eshte Brazili pasi …
    – Boterorin e 2014 u eleminuan nga Gjermania 7-1
    -Boterorin e sivjetshem u eleminuan vetem 1-0
    I bie tamam si PD-ja
    U degjenerua PD-ja ne dy zgjedhje por llogarite e PD-isteve e nxirrnin futuese me “te madhe” PD-ne e dilnin bertisnin Fitore.
    Keshtu qe Lyl Basha ti dergoje nje leter te hapur federates Brazilit ti japin sihariqin e fitores.
    Te festohet ne Brazil !!!

  2. behuni me te sakte says:

    E pafuqishme Belgjika! Absurditet. Po te mos kishte shenuar Mandukiç a do thuhesh e pafuqishme Kroacia?! Matuni kur flisni ne qoftese shikoni futbol. Po, e pafuqishme ishte Belgjika per te ngrene shqelmat e zezakeve te Afrikes se ata s’lozin futboll por shqelma. Belgjika ka qene dhe mbetet nje skuader me yje qe lozin futboll te bukur dhe jo borroçitje apo te zene poreten dhe te mos te levizin. Une kur loz Belgjika kenaqem duke shikuar futboll edhe sikur te humbas, ndersa me Francen? Te gjithe nxijne si bythe e tepsise dhe te tmerrojne kur i shikon nga afer syte e tyre. Nuk jam rracist, por ama e bukura eshte e bukur, e zeza te tmerron si nata ne lufte. Ja rrembyen me force Belgjikes jo se e fituan dhe: shikuat ndonje karton te kuq per ato sjellje fizike dhe veprime brutale?! Jo, atehere edhe arbitrit i pelqente qe fitoren te ja jepte Frances. E pate turkun me Angline? te dy golat e Kroacise mund ti anullonte po te donte dhe çfare do ti beje; te parin per faull te ngritjes se kembes se Persiç ne nivelin e kokes kundershtarit, mbrojtesit dhe te dytin mund ta jipte ofsajt, pavaresisht. E gjen gjyqtari preteksin ne momentet delikate. Deshi turku qe fitoi Kroacia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje