PD-LSI presion Ramës që t’i fusë në qeveri, ndryshe bojkotojnë zgjedhjet vendore: A po përsëritet skenari i 17 majit?

12 Korrik 2018, 09:44Politika TEMA

PD dhe LSI me sa duket janë të bindura se nuk mund të mundin Edi Ramën dhe tashmë kërkojnë të bëhen pjesë e qeverisë, duke krijuar një koalicion të madh.

Opozita kërkon përsëritjen e skenarit të 17 majit të vitit të shkuar, duke i bërë presion Ramës, me faktin se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore, nëse nuk krijohet një koalicion i madh qeverisës.

Kjo gjë është shprehur nga deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.

“Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti me bazë të gjerë. Reforma në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme njëanshmërie.

Së dyti, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota Yaris-is.

Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50% e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale.

Së katërti, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pesti, përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës me skema e dyshimta si ajo e PPP-ve”, thotë ai.

Rrokaj kërcënon, duke thënë se nëse nuk krijohet një qeveri e tillë, atëherë zgjedhjet vendore janë të pamundura, gjë që do të thotë se opozita do t’i bojkotojë ato.

“Në këto kushte zgjedhjet vendore janë të pamundura. Ndaj mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitetit, e cila do të kishte për mision: Të përmirësonte ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestuara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësisht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatave”, deklaroi Rrokaj.

Edhe PD ka kërkuar me anë të Tritan Shehut krijimin e një qeverie që përfshin edhe opozitën, ndryshe do të bojkotojnë zgjedhjet.

Duket e njëjta strategji si e një viti më parë, kur Lulzim Basha ngriti çadrën në Bulevard, për t’u bërë pjesë e qeverisë për pak muaj.(TemA)

13 komente në “PD-LSI presion Ramës që t’i fusë në qeveri, ndryshe bojkotojnë zgjedhjet vendore: A po përsëritet skenari i 17 majit?”

  1. E para: Populli i ka dhene te drejten Ps te qeverise e vetme.
    E dyta: Sipas vetingut ,nje pjese e gjyqtareve duhet te shkojne prapa hekurave e si rezultat ka institucione si Gjykata Kushtetuese qe nuk funksionon , athere une pyes. Po moret Ju ( PD-LSI) ne qeverisje, si do funksionojne institucionet.
    E treta: Pse patjeter Ju duhet te jeni ne qeveri ? Si ne qeveri,si jashte qeverise ,ju jeni te deshtuar. Jeni te deshtuar sepse nuk dini te beni opozite. Opozita nuk behetme shpifje,sharje e mashtrime. Kini nxier nje kone enje ke;ysh e ne c’do komosion ia bejne gam,gam ,gam…. si puna e Klejdi Mehmetat e atij Klevis Balliut… Shqip : VEPRIMET RUAJA TE DERI TANISHME U KANE DESHTUAR. MONIKA KA FITUAR NJE URREJTJE JASHTESAKONISHT TE MADHE. Ne 50 veta te pyetur ne nje dasem 40 ishin kundra e 10 ishin pro Monikes….

  2. ana says:

    Po pun e modhe se nuk marr pjese LSI-ja dhe PD-ja ne zgjedhjet vendore. Ka plot parti te tjera si dhe kandidate te pavarur.

  3. Berti says:

    Nqs Edi Rama do t’ ju fuse ne qeveri ju funderrinat e Shqiperise atehere do te kete problem me ne votuesit e tij !!!!!!

  4. LORA says:

    Qeka tuj deklaru ngordhjen transparente soji kriminal i integrum.
    Lajm i bukur.
    Qeverisjen e ka betonuar vullneti i shenjteruar i shqiptareve ne shumice te cilesuar ,,,,, te cilin nuk lejohet bythe e integrume t’i afrohet.
    Tung.

  5. H says:

    Njerez degjenerata.

  6. anonim says:

    mos o zot po nuk mori pjes partia e Strazos, dhe Paloqes ne zgjedhje do bjere termet 7 ballesh,,,,

  7. "BOHOTINA" says:

    Ore kaq te cmendur e te pa pergjegjshem te jene? Po rregullat e lojes ne demokraci a i dini? Turp per presione te tillaq. Po kujt i prishet gjiza se nuk futeni ne zgjedhje…

  8. plaku Lab says:

    Nje filolog ,nuk mund te jete politolog, ky gjykim i shprehur eshte ngado qe t’a kapesh nje non sens skandaloz
    Z.Rrokaj duhet te kuptoni perfundimisht se PD, dhe L S I tahme jane bere si mulla qe perdoret per te bere djathin ,poj kjo fara juaj edhe djathin edhe hirren i kthen ne shurre, prandaj kthehuni perseri ne profesion ne se do qe te mbetesh me ndopak mulle per vehten tende. Dhe dil kerej nga behari kur te piqen fiqte …..

  9. Zzzzzz says:

    TANI DOLI FYTYRA E VERTET QE MUNDE TA SHIKOJE DHE POPULLI BUDALLA SE KUSH JANE ATA QE PER 28 VJET E KTHYEN SHQIPERINE NE KOLONI ,KURVERIE,KORRUPSIONI,DROGE , KU I FORTI INJORANT E XHAHILI BEHET ME PUSHTET E TKURET I DREJTI…….KU SHPELLARET ZAPTOJNE E PUSHTOJNE ……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. I pa emer says:

    O shalgjat futi brenda kalbi brenda qiu perendin e tyre.

  11. Kryetarja says:

    Ju vetem te hani M.t dini se te rregulloheshin gjerat duke bere pershesh sdo kish mbetur gje pa u bere Ju mostra keni qeverisur e ju kemi pare se keni punuar vetem per vete nen eksperiencen e familjes qe ka partine e llokmave Ska me qofte ke daja fitoni pa paguar e pa punesuar po te jeni te zotet po keshtu si jeni fishkur ju nuk beni per asgje

  12. Mn says:

    Po mire bojkotoni zgjedhjet vendore, gjysmat qe do ngeleni se gjysma tjeter pd- lsi do jet ne biruce deri atehere per krime , vrasje , droge , te koruptuar dhe organizator te grupeve kriminale
    Po mbteni si peshku pa uje , nje e nga nje prokuroret dhe gjykatesit qe i kishit koruptuar e u mbronin duke mbyllur dosjet dhe nuk benin hetimet e duhura po marin ate qe u takon , nga te treat me shume te gjatin
    Po tjetra akoma nuk e kuptuat qe ne 2017 zgjedhjet e pergjithme do te zhvilloheshin pa opoziten, pasi ishte mare OK dhe nga Evropa, i desh [email protected] i Rames qe beri ate ujdi me” bashababalen”, per tolerancen dhe stabilizimin e nje opozite , e len ne mes te rruges, nga shpella ne cader dhe e kunderta, jo per gje por mbaruat pacet e orizin dhe filluat te hani zoret dhe gabzerat e njeri- tjetrit, u dha per nje periudhe kariket per t’ ju bindur se kauza juaj qe e vdekur, juve me vone nuk i leshonit kariket dhe keni dy vjet qe beni thirje per destabilizim, per revolte, per marje pushteti me force, c’ do jave thirje se do rezoni qeverine dhe asnje perkrahje nga elektoriati, mblidheni juve vete ata qe i paguani dhe ata qe mundohen ba …..qe ti shpetojne drejtesise
    Po ta dini mire se elektoriati shqiptar do qe te futet ne familjen e madhe Evropiane per nje jete me te mire ,PO ME SHUME NGA TE GJITHA KERKON TE NDESHKOHEN TE GJITHE POLITIKANET QE KAN VRARE, DJEGUR, SHKATERUAR, ORGANIZATORET E GRUPEVE KRIMINALE DHE ATA QE KAN SHITUR INTERESAT KOMBETARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje