Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për të shkarkuar prokurorin Adriatik Cama.
Prokurori, sipas KPA, ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.
“Dy prokurorët – tha relatorja, – kanë kërkuar mitë e kanë marrë parà duke kryer korrupsion, duke cenuar në këtë mënyrë figurën”.
Por Adriatik Cama kundërshtoi, duke theksuar se kjo gjetje nuk është e vërtetë, e sipas tij vettingu duhej t’i sillte dëshmitarin për t’u ballafaquar.
“Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin, jam besnik i tij.
Kam pasur presione kur shteti nuk ekzistonte në vitin 1997, madje edhe për 21 Janarin, por asnjëherë nuk jam trembur. Kam bërë detyrën si prokuror i Republikës.
Më lini të vazhdoj detyrën”, tha Adriatik Cama.
Një ditë më parë në seancën dëgjimore, KPA doli në përfundimin se prokurori Cama doli me pasuri problematike e të pajustifikuara.
Edhe pse prokurori rezulton bashkëpronar i vetëm një apartamenti në Tiranë, i një dyqani dhe një automjeti, deklaratat dhe të ardhurat për blerjen e tyre u cilësuan nga vettingu si kontradiktore dhe të pajusfitikuara.
Fillimisht, prokurori e ka deklaruar blerjen e apartamentit me vlerë 3 milionë lekë, ndërsa në kontratën e shitblerjes rezulton të jenë investuar 34 mijë dollarë.
KPK-ja zbuloi se probleme kishte edhe në blerjen e një garazhi, i cili në fakt rezulton të jetë dyqan.
Por, pika që rëndon më tepër për prokurorin Cama ka lidhje me raportin sekret të DSIK-së, që pas deklasifikimit hedh hije dyshimi mbi njeriun e drejtësisë.
Ti vetem per 21 janarin duhet te shporresh me shkelma nga drejtesia. Jo u tregove burre,por i mbushe breket nga Saliu. Te kesh turp,kur thua se ke patur presione ,por qendrove burre. Kush te beri presion ,a mund t’na sqarosh?
Heee .. u erdhi veza ne bythe e s’dini ku ta beni. Ja qe haka e popullit u ze. Ke shkelur mbi gjakun e 4 te vrareve me 21 janar. PO,po, ke mashtruar ne interes te Saliut. Thirre Saliun te te mbroj. Kerkoi ato cadrat pushke,ata stilolapsat pistolete e ato thikat me helme, Thirre ,thirre Saliun se i ka gjetur. YYYY krimbat e gjizez.
Denimi per hajdutët , burgu. Dënimi per gjykatesit, gijotina.
Ky po eshte AVOKAT HAJDUT i SALIUT. Ndigjoni argumentet: Me lini t’vazhdoj detyren?! hahahah !!!
Ti hic nuk u trembe ne 21 janar, por cuditerisht agresoret dhe vrasesit na i bere viktima dhe viktimat na i bere agresore e vrases !?
Po pra presionet ishin qe te behej drejtesi
Ndersa ti su trembe kurre dhe vendose “drejesi ska”