Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi së bashku me Niki Xhem dhe Will Smith do të këndojnë në finalen e madhe të 15 korrikut të Kupës së Botës, këngën e tyre që është kthyer në hit “Live it up”.
Sot, Era Istrefi ka dal në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA.
Ajo tregoi momentin më emocionues që ka përjetuar gjatë gjithë këtij Kampionati Boëror, i cili ka qenë momenti që Zvicra fitoi përballë Serbisë dhe autor të golave ishin dy lojtarët me orgjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Momenti më i paharueshëm për mua ishte kur luajti Zvicra dhe shënuan 2 shqiptarët” deklaroi Era Isterfi.
Ndërkohë, lojtari më i miri i këtij Kampionati Botëror sipas saj ishte ylli i përfaqëeuses së Portugalisë Kristiano Ronaldo. (TemA)