Futbollisti brazilian, Neymar, mund të mos ketë çuar ekipin e vendit të tij drejt lavdisë së Kupës së Botërorit, por rëniet e tij të shumta në fushë, e bënë atë ndër më të preferuarit në internet edhe pse Brazili nuk është ndër konkuruesit. Frymëzuese ishin zhytjet e ekzargjeruara të futbollistit, të cilat që shtynë projektusin brazilian Luçiano Jakob të krijonte një alfabet të tërë me to.
Artisti me qendër në Irlandë krijoi “Ney Type”, një tipografi të plotë nga A deri te Z, duke përdorur fotografitë e sulmuesit brazilian që rrokullisej në fushë. Inspirimi nisi gjatë ndeshjes së dytë të Botrërorit kur Neymar ra në tokë dhe qëndroi atje me krahët e tij të hapur. “Dukej si shkronja T”, vërejti Jakobi për “Euronews”.
Pasi e ndoqi atë me vëmendje në internet, Jacob kuptoi se, vetëm me disa truke të Photoshopit, ai mundi të rikrijonte alfabetin. “Ishte shumë e vështirë. Kam kontrolluar internetin për disa prej rënieve të tij që të përmbledh pjeset që më nevojiteshin për formimin e shkronjave’’ shpjegoi Jakob.
Ai publikoi rezultatin e përfunduar në faqen e tij të “Facebook” më 10 korrik dhe pohoi se Neymari ndoshta “po përpiqej të na dërgonte një mesazh. “Postimi i tij u bë viral, duke marrë mbi 10,000 pëlqime dhe duke u ndarë më shumë se 47,000 herë. “Ndjehem shumë mire. E dija që ideja kishte potencial, por nuk prisja që ajo të kishte një ndikim të tillë”, tha Jakobi.
Për projektuesin, alfabeti kishte si qëllim “t’i bënte njerëzit të qeshin” dhe të mos kritikonte Neymar, edhe pse ai pranoi se veprimet e lojtarit ishin “pak dramatike” në ato momente. Shumë vëzhgues të Kupës Botërore e kanë cilësuar argëtuese mënyrën e rënies së Neymarit në fushë, duke përmbytur platformat e mediave sociale.
Ai gjithashtu u bë udhëheqësi i nji sfide të re, ku njerëzit hidhen ne dysheme vetë në mënyrë të ekzargjeruar dhe rrokullisen. Madje kompania e njohur ushqimore KFC ka lëshuar një reklamë të frymëzuar nga Neymari.