Kryeministri kanadez Justin Trudeau, e la homologun belg me krahë hapur dhe takoi fillimisht bashkëshorten e tij.
Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.
Ai mbërriti në darkën e liderëve të NATO-s në Bruksel dhe u duk sikur po i drejtohej kryeministrit Charles Michel, i cili kishte hapur krahët.
Por Trudeau puthi dhe përqafoi fillimisht bashkëshorten e Michel, Amélie Derbaudrenghien, ndërsa ai reagoi duke qeshur.
Një video e shkurtër e këtij momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku komentet e përdoruesve nuk munguan.
“Është situatë e sikletshme. Drejtohet te zonja dhe injoron burrin që drejton Belgjikën”, shkruan një komentues.
“Le ta pranojmë. Është e dukshem që po bën shaka. Trudeau ka sens humori”, shprehet një tjetër.
“Paksa e pasjellshme të anashkalosh në këtë mënyrë liderin e vendit që ka organizuar eventin”, shkruan një tjetër komentues.
“Drejt e te zonja. Dhe duart i ka pak të gjata”, shkruan dikush tjetër.(TemA TV)
Mos bini ne nivele kaq te ulta o njerez te TEMA’s. Bejeni profesionin me sadopak profesionalizem. Kryeministri i belgjikes eshte homoseksual dhe nuk ka bashkeshorte.
HOLLE_ HOLLE VIZITA E KR KANADEZ ESHTE BERE PER TU TAKUAR ME GRUAN E HOMOLOGUT TE TIJ BELGE,DHE JO ME KR BELGE.
KETE E TREGON PREZANTIMI QE BEN ZONJA E KRYEMINISTRIT BELGE. PO TE ISHTE ME SERIOZE ZONJAE KR BELGE ,ATHERE KR KANADEZ DO MBETEJ I INJORUAR,DHE HOMOLOGU I TIJE I RESPEKTUAR . KESHTU BEHEN KETO GJERA ,KURE KRYEMINISTRAT BEJNE VIZITA DIPLOMATIKE PER GRATE E NJERI _TJETRIT. O JU TE TEMES NUKE KENI NDONJE LAJME PER SHQIPRINE.psh U LIRUA BREGDETI SHQIPTARE NGA ZAPTUESIT?????????A PO RRITEN BILETAT E UDHETIMIT,PER NE SHQIPRI? ???????? A DO TE VAZHDOJE RENIA E EUROSAKOMA,APO ESHTE LOJA E SEJKOS,,,,. botoje mesazhin .
Respekti femrave u behet gjithnje ne fillim! Thjesht xhentelmen, c’ka per t’u habitur ketu?
Janë racista belgjit.
Paska thene nje komentuese thote artikull shkruesi Po kush na qenka ajo budallaqe Takohen grate te parat vogellush.