Në Ukrainë janë gjetur eshtrat e një burri dhe të një gruaje që besohet se i përkasin periudhës së bronzit.
Eshtrat e tyre ishinaq afër njërit tjetrit, sa ishin të përqafuar.
Ekspertët thonë se nuk do të ishte e mundur të vendosej trupi i gruas në një pozicion kaq të dashur nëse ajo do të kishte vdekur.
Ekspertët thonë gjithashtu se ka të ngjarë që gruaja zgjodhi të vdiste dhe të varrosej me burrin e saj dhe besojnë se ajo mund të jetë helmuar për vdekje, dhe u ngjit në varr dhe përqafoi partnerin e vdekur së fundmi.
Profesor Mykola Bandrivsky- i cili kreu një studim për “varrosjen e çiftit të dashur” tha: “Është një varrim unik, një burrë dhe një grua shtrirë atje, duke përqafuar njëri-tjetrin.
Të dy fytyrat po vështronin njëri-tjetrin, ballët e tyre ishin ngjitur me njëri-tjetrin. Gruaja ishte shtrirë në shpinë, me krahun e saj të drejtë duke përqafuar burrin.
Të dy ishin të veshur me dekorime prej bronzi, dhe afër kokës kishin vendosur disa sende qeramike”. (TemA)
ME SA KUJTOJ KAM LEXUAR DISA VITE ME PARE PER KETE GJETJE . PO ,I PERKET PER5IUDHES SE BRONZIT DHE NE MOS GABOFSHA NDODHEJ NE ZONEN E STEPAVERUSE NDOSHTA ATY KU HISTORIT E LASHTA VENDOSIN EDHE AMAZONAT . GJITHSESI ESHTE INTERESANTE.