Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me publikimin e një fotografie mjaft provokuese nga pushimet.
E veshur me bikini me motive leopard dhe një fund të hollë rozë, Enca ka pozuar buzë detit, duke vënë në pah linjat e saj dhe stilin që e ka karakterizuar ndër vite. Fotografia është shoqëruar me reagime të shumta nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe pëlqimet.
Nuk është hera e parë që artistja bëhet kryefjalë e mediave rozë për paraqitjet e saj, pasi Enca vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duke kombinuar muzikën me një prezencë të fortë në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje