Hoxha reagon ndaj Vuçiç: Marrëveshja trepalëshe, nuk është justifikim për tensione

28 Korrik 2026, 16:40Politika TEMA
Hoxha reagon ndaj Vuçiç: Marrëveshja trepalëshe, nuk

Gjatë një deklarate me homologun kroat, ministri i jashtëm Ferit Hoxha tha se aleanca trepalëshe Kosovë- Shqipëri-Kroaci nuk duhet të përdoret si pretekst për militarizimin e rajonit apo për nxitjen e tensioneve. Duke u përgjigjur deklaratave të Vuçiç, ministri Hoxha theksoi se Serbia nuk duhet të ringjallë ndasitë e të kaluarës dhe të cenojë të ardhmen evropiane.

“Shqipëria dhe Kroacia kanë përgjegjësi dhe kontribuojnë në mënyrë aktive për paqen e stabilitetin rajonal si dhe atë ndërkombëtarë duke përfshirë pjesëmarrjen në KFOR në Kosovë, JUFOR, ALTEA në Bosnje Hercegovinë. Prandaj çdo angazhimi i yni, koordinim dypalësh, trepalësh apo më shumë, nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e të shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të kthyer thirrjet arka për fitore e përkatësi territoriale”, tha Hoxha.

“Kushdo që e ndërron një kthim pas në histori duhet të kuptojë që në të vërtetë ka mbetur vetë pas nën kohë dhe në mendësi. Asnjë përpjekje për të ringjallur dasitë e së kaluarës, për t'u ushqyer tensioni apo për të penguar proceset e pajtimit dhe të bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheq rajonin tonë zvarrë e as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.

“Më lejoni të përgëzoj Shqipërinë për përparimin e jashtëzakonshëm që ka arritur në rrugën e saj evropiane. Mbyllja e përkohshme e kapitujve 25, 26 dhe 30 është një moment i rëndësishëm që konfirmon përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për arritjen e objektivit strategjik dhe ai është anëtarësimi në Bashkimin Europian”, tha ministri kroat Gordan Grlić-Radman. 

Lini një Përgjigje