Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në vemendje të tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së), detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, brenda datës 16 Korrik 2018.
Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive).
Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .
Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ
DPT vetem per tvsh ka publikuar ne faqen e saj 22 pdf me nga 150 faqe minimale rezulton 3 deri 4 mije faqe pa mare parasysh dhe ndryshimet e vazhdushme dhe qenka shume e lehte per nje tatim pagues qe ti beje deklarimet vete.Kjo eshte absurde dhe hipokrizi e shfaqur nga ky institucion dhe nje detyrim per bizneset qe te behen klient te veprimeve abuzive te punonjesve tatimor,te cilet jane ne majen e informalitetit .Kjo administrat per 2 kg djath ose per 2 byrek te ndryshon pergjegjesin tatimore ne subjekt te tvsh perkunder inspektoret e saj gjith diten meren me pune private te ndaluar nga ligji duke futur ne xhep te ardhurat qe te tjeret me licenc pervec te tjerave paguajne 20 perqind tvsh.Formalizoni punonjesit e administrates tatimore te cilet kryejne aktivitet pa u rregjistruar ne qkr i hiqni nga puna se marin edhe rroge ne kurris te tatim pagueseve nqs nuk jeni bashkpuntor ne vjedhie.
biznes i bogel 90 perqit nuk jep fature