VIDEO/ “Ruante dhitë", historia e Luka Modriç: Nga çoban u shndërrua në yll futbolli

14 Korrik 2018, 12:52Sport TEMA

Tashmë që kroatët po bëjnë historinë duke mbërritur në finalen e një Botërori, edhe me pretendimin për ta fituar atë, mediat po gërrmojnë në të kaluarën e yjeve të ekipit, për të gjetur aty të veçantat, fatet e rralla, tërheqëse, deri dhe fantastike.

Dhe një prej tyre është ai i Luka Modriçit, mesfushorit të Realit, shpirtit të kombëtares kroate, një anemik në pamje që të bën gjëmën në lojë.

Kohë më parë, është shfaqur një video ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë mbi Velebit, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij.

Por si është bërë ajo video? A mos prej atëherë syri që e ka kapur fëmijën-çoban e ka ditur në të ardhmen ai do jetë një ndër mbretërit e fushave që kushton miliona? Sigurisht që jo.

Materiali është bërë Paul Balenoviç 28 vjet më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra është krejt një koinçidencë.

Luka 5 vjeç, shfaqet për disa sekonda pas minutës së dytë të regjistrimit.

Vëte autori Balenoviç rrëfeu si shkoi deri te fokusimi i një çobani që më pas u bë i famshëm:

“Që nga fëmijëria unë magjepsesha nga natyra dhe kafshët. Ndër to dhe ujqrit. Ndaj dhe nisa të udhëtoj për t’i studiuar ato nëpërmjet filmimeve”, tha ai

Dhe në rruëgëtimin e tij nëpër fshatra, ai ka njohur dhe familjen Modriç.

“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990,lufta shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më. Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë. Dhe vetëm pak vite më parë jam njoftuar mbi atë djalë të vogël që ishte bërë futbollist i njohur, Luka Modric”,  përfundon Paul Balenoviç, njeriu që nga pasioni për kafshët, i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror.

8 komente në “VIDEO/ “Ruante dhitë”, historia e Luka Modriç: Nga çoban u shndërrua në yll futbolli”

  1. hasani says:

    Artikull leshit ,po te doni dele ose dhije.Po nukja vlen me u marre me luka modric whu the fak iz he ka ba ndonji shpikje ne dobi te njerzimit ka shpetuar jete njeriut ikni mer pkara.

  2. Alban says:

    Ne fakt si cobante e Peqinit ngjan..

    1. Hoxh Armandi says:

      Luca Modric eshte VLLAH

  3. sali says:

    Dhiz iz ë mirakell od fridom

  4. gani says:

    Luka Modriqit serbët ia vranë gjyshin dhe ia dogjën vendlindjen
    Futbollisti kroat, Luka Modriq ka një histori më të dhimbshme se sa rrëfimin prej idiotësh për bariun e vogël. Atij ia vranë gjyshin serbët, në katundin Velebitit, prapa shpinës së Zarës (e jo Zadar, sikurse e quani ju), ndërsa fëmijëria e çunit ishte e lidhur me gjyshin që e pati baba e nënë, sepse babai e nëna e tij jetonin e punonin në qytet të madh (Zarë) për të siguruar bukën e gojës.
    Luka Modriq mbeti pa gjyshin e pa vendlindje, meqë fshatin e tij ia okupuan atëbotë serbët, vranë fshatarët, kryesisht pleq. Vendlindjen e tij e çliroi ushtria kroate, por gjyshin nuk ia ngjallen.
    Ky është rrëfimi që mediet botërore e dhanë të nesërmen e golit të famshëm. Dhe rrëfimi për te vazhdon për periudhën e traumave të pasluftës, pa shtëpi e pa katandi.
    Ndeshja e kroatëve kundër të tjerëve nga shqiptarët e Kosovës e të Diasporës u pa edhe nga këndi i miqësisë së dy kombeve. Pas SHBA-ve e Shqipërisë, Kroacia ishte shteti që më se shumti na u gjend në situata kritike.
    I ngjashëm me rrëfimin e Luka Modriqit është rrëfimi për familjen e Xhakës e Shaqirit që serbët i dëbuan me dhunë nga Kosova sikurse mijëra familje të tjera shqiptare. Ata shkuan refugjatë në Zvicër, ku bënë karriere e emër kumbues. Edhe këtë rrëfim e shpërndanë mediet botërore, të nesërmen e golave të famshëm e simbolin e shqiponjës që irrituan vetëm serbët, sepse nuk e përballonin disfatën nga dy ish refugjatë shqiptarë .

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Famlija e xhakes nuk u debua, por u largua vet, per shkak te presionit te luftes.

      Servet jane kafshe dhe bij kuvrash, nuk ka dyshim.

  5. degelisi says:

    ne e dinim se ai ka lindur i shquar

  6. zhaku I pamposhtur says:

    Ju gazetarët jeni gjëja më e pështirë që deformoni apo ndryshoni realitetin…të gjithë njerëzit lindin lakuriq dhe kush më shumë e kush më pak të gjithë e kanë nga një histori. ..por historitë e njerëzve kur vijnë në gojën tuaj bëhen legjenda…nga merita e tyre apo nga pena e gazetarit apo pushtetarit kemi parë shum5’heronj’..disave u thonë edhe “burra shteti”e disa të tjerëve “xhentëlman” madje nuk harroni të na i servirni nëpër media 24 orë non stop që ne të na ngulitet thellë në mëndje ky “super hero”mediatik
    ju gazetarët harroni veç një gjë. .faktin se populli di ti ruaj dhe ti vlerësojë vetë heronjtë e tij pa qënë nevoja ti reklamosh në media apo duke i nderuar me dekorata e mënyra të tjera glorifikuese…çdo hero e ka bazën në popull dhe nuk ka ndonjë habi nëse luka i vogël u pa duke ruajtur bagëtitë apo duke pra shitur fasule..edhe ju gazetarët milionerë apo politikanët miliarderë përpara se të bëheshit “vip’ keni qënë njërëz të thjeshtë dhe ajo që ju nuk kuptoni është fakti se ju asgjë nuk do merrni me vete…populli thotë për ju se “të gjatin me gunga do merrni”…
    sot duke kaluar rastësisht diku në një lagje të athinës pashë në një mur disa piktura që më bënë të rrëqethëse. ..fytyra të përvuajtura emigrantësh..nëna me foshnja…dhe Ajlanin e vogël të mbytur përmbys në breg të detit. .ai person që ka bërë këto piktura në graniti kryesisht ndiqet nga regjimi sepse quhet anarchist. ..që të jesh piktor dhe artist i nderuar nuk duhet të shkruash mesazhe ‘anarshiste’me graniti natën nëpër rrugë. ..mjafton të veshësh çorape të kuqe dhe menjëherë merr titullin artist i moderuar rilindas etj etj. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje