Një mjeti tip “Benz” është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Shkodrës.
Dyshohet se makina mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku mbetën të vdekur burrë e grua.
Brenda mjetit të djegur është gjetur një armë, automatik i shkurtër me të cilin dyshohet se autori ka kryer krimin.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda makinës së tyre tip “Benz” me targë AA006HA, 30-vjeçari Boran Bërçama, dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci.
Fatmirësisht plumbave u shpëtoi fëmija i tyre një vjeç, i cili ndodhej në makinë në momentin kur autori qëlloi me armë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po vijon hetimet. (TemA)