Arrestohet një punonjës policie pasi është kapur në flagrancë duke kërkuar para nga një qytetar.
Emiljano Taku është vendosur nën akuzën për korrupsion pasi dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamzë dhe e arrestuan atë.
Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartëmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ai shërbente me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore.(TemA)