Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen numër 3 të Durrësit rreth orës 02.00.
Makina është e tipit Citroen me targë “AA 347 OU”.
Ishin banorët që njoftuan menjëherë policinë, e cila po bën verifikimet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga
“ Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. (TemA)