Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish uzinës së naftës në Cerrik.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.
Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit.
44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij, rreth 200 mijë lekë, raporton Panorama.
Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive 44 vjeçari nisi të vuajë për xhestin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në lloto ku për pasojë i dha fund jetës.
Nē Cerrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në lloto pir me shuma shumë të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.
Fatkeqësi .
Ata fëmijë duhen ndihmuar ekonomikisht , se fukaralliku ka për ti hy e s’ka për t’i dalë mo , duke i degraduar deri edhe moralisht . Ç’farë është mendja ? Kokërr gruni . Ato që i vodhën paret , dhe e bonë me vra vehten , fërkojnë duart . Familja do bojë sabër , do durojë dhimbjen , turpin , fukarallikun .
Lloto, bixhoz , baste , kafe , kafe , kafe , LLOTO , BASTE , BIXHOZ , deri aty ku s’ta merr mendja . Këta janë bizneset që favorizohen nga Bashkia e Tiranës , dhe ndën shembullin e saj edhe bashkitë e tjera deri tek qendrat ma të vogla . Pastrim parash të kujt mund . Pastrim parash droge dhe shpërndarje droge , duke fry me drogë deri adoleshentët e 9 vjeçareve , se për ma LART , mos e pyet . Dhe pasi i kanë fry me drogëra dhe xhvat mirë e mirë , i lëshojnë rininë në darkë nëpër pabe e disko të pa pame për lluks e shpenzime të shfrenuara , drogë e prostitucion .
Kjo është perspektiva e jetës së bukur , që po ju ofron e siguron Lali Eri rinisë .Kjo është rritja ekonomike e Tiranës , të cilën ja aprovon dhe bekon edhe ministria e financave që ka shifra të sakta fare . Papunësia është ZERO . I fusim edhe ca koncerte dhe e zerojmë trunin fare .
O burra lart e më lart . Bixhozi i ka qit të gjithë në selamet , e mos të qisi fukarenjt tanë . Nuk prish punë se kush po mbledh paret . E ku je mor Medë , mos vdeksh kurrë me këngën e BIXHOZXHIUT .
E tmerrshme dhe tragjike
I ndihmofte zoti ata femijé