Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.
Seanca dëgjimore me Dizdarin është planifikuar të zhvillohet mesditën e sotme, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.
Dizdari është diplomuar për Drejtësi në vitin 1972 dhe përgjatë katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.
Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari kryen detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gani Dizdari nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2006-kur është rikthyer në sistemin e drejtësisë, Dizdari zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 7.8 milionë lekë. Në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, Dizdari ka deklaruar se zotëronte dy apartamente banimi-njëra prej të cilave e përfituar nga privatizimet si dhe kursime në cash në vlerën e 4.6 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dizdari është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 32. 6 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit ndahet në 18.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 6.8 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, rreth 6.5 milionë lekë likujditete në bankë dhe automjete në vlerën e 764 341 lekëve.
Të ardhurat familjare për vitet 2006-2017 kapin në total vlerën e 29.5 milionë lekëve. Rreth 80 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat dhe shpërblimet nga funksioni, 11.7 për qind nga të ardhurat e vajzës si notere dhe mbi 7 për qind e të ardhurave totale përbëhen nga dhuratat në cash.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit nga ana e subjektit dhe asnjëra prej tyre nuk rezultoi me diferenca negative.
Megjithatë, si në shumë raste gjyqtarësh dhe prokurorësh, BIRN ka identifikuar edhe në rastin e zotit Dizdari një sërë “flamujsh të kuq”-duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare të sistemit të kontrollit të pasurisë.
Në deklaratën e vitit 2006, zoti Dizdari raporton se zotëronte 4.6 milionë lekë cash, me burim kursimet shumëvjeçare nga puna si prokuror dhe avokat. Këto kursime kanë shërbyer si burim për investimet e tij në vitet e mëpasme. Gjithashtu për vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15 300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.
Sërish në vitin 2009, vajza e gjyqtarit deklaron si person i lidhur me të blerjen e një apartamenti për 94 mijë euro. Ky apartament është shlyer në vitet 2009-2010 përmes dy huave të marra te kushëriri me vlerë totale rreth 60 mijë euro dhe asnjë këst të shlyer deri në fund të vitit 2017.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është akumulimi i rreth 6.8 milionë lekëve kursime në cash në fund të vitit 2017, pavarësisht transaksioneve me pronat të kryera nga Dizdari dhe vajza e tij.
Në Dubai e bëri dasmën ??? E keni fejuar gjë djalin ???
Shikoni more shqiptare cfare matrapazesh, dallaverezhinjsh, mashtruesish ,
zhvatesisht ,fytyra kaq te ndyra paskish patur sistemi i Drejtesise ne vendin
tone . Gjyqtari i Kushtetueses, Gani Dizdari na paskish fituar 15 mije dollare
nga “martesa e vajzes” ?! Si nuk kane turp,bre,dhe e shenojne kete lloj batak-
cilleku per te justifikuar babezine pa limit te ketyre kafsheve me fytyre njeriu,
per para e pasuri. Nuk e kuptojne keta matrapaze qe duke patur ne xhep nje
pacavure dipllome te jusrisprudences nuk kane lene gje pa bere ne kurriz te
shqiptareve te varfer. Ai qe paguante fitonte te drejten dhe jo Ai varfanjaku qe
kishte te drejte. Ketyre monsteave te pashpirt u duhet konfiskuar pasuria, te
perballen me drejtesine dhe te perjashtohen nga cdo fushe e sistemit te drejte-
sise perjetesisht. Dhe se fundi, ne cdo perballje me drejtesine te mos e fitojne
me kurre ate duke e ndjere ne lekuren e tyre se sa e rende eshte per nje popull
PADREJTESIA …..!
Mos u shqetesoni shume se ky eshte prodhim MADE IN DEMOCRACY!
U larguan nga puna te gjithe ish ushtaraket,gjoja se ishin besniket me te medhenj te diktatures dhe u mbajten dhe u majmen te gjithe prokuroret,gjyqtaret,hetuesit,etj qe denuan me burgime,vdekje,internime te gjithe ish te persekutuarit!
Kulkmi eshte se asnje nga ish te denuarit nuk ka kerkuar pafajesi per denimin e dhene dhe as kane akuzuar ndonje prokuror apo gjyqtar te asaj kohe!
Dhe qershhia mbi torete eshgte fakti kanibal qe Rustem Gjata dikur kryetar i gjykates se Shkodres dhe qe gjykonte atje vetem ata qe do te denoheshim me mbi 25 vjet apo vdekje, pas 90-tes u zgjodh kryetar i gjykates se Kasacionin dhe djali i tij kryetar i Komisionit Qendror te zgjedhjeve vetem se u vune ne sherbim te banditit Sali Berisha!
Pse kjo quhet demokraci?
Dhe ulurijne keta derra sot e 28 vjet sa here del fotografia e Enver Hoxhes apo kujtohet LANC-i dhe 29 nentori,dita e Clirimit!
Sa turp me vjen qe kemi gjyqtare te tille per nga shkalla e inteligjences.
Me vjen ndot dhe zet qe kemi ngritur ne detyre te till bushtra si ky Dizdari.
Qe ti z. Dizdari ke bere lek te piset me detyren tende, kete nuk na e mohon dot, por te na shesesh veten se je bere i pasur me dhuratat ne dasmen e vajzes ketu na ofendon inteligjencen. Dhe vetem per kete duhet te shporresh nje here e mire nga drejtesia. Dhe parate e dasmes i takojne vajzes tuaj.
Bushter e keqe!
Ketyre dhe gjeli u ben veze
Dynjaja humbin neper dasma sepse ato behen per njerzit e ftuar dhe per nusen dhe dhendrin?
Ky eshte I vetmi ne kete bote qe fiton, dhe jo pak POR 15 mij Euro
Sikur te kishte ftuar 150veta ne dasmen e vajzes dhe sikur njerzit te dhuronin nga 100euro sejcili ,dhe pa bere ai asnje shpenzime
Ku arin poshtersia dhe genjeshtra enjerzeve te Ligjit
Dhe njerzit kerkojne drejtesi nga te pa drejtit ( Hajdutat,Matrapazet,Mashtrusit Dallaverexhinjte ete tjera) ??????????
Deri kur dote vazhdoje kjo kasapane ne popull???????
ktyre do ti pushkatosh pjellen para syve far e keqe komunistat te vjeter
Nuk ka gjyqtar apo prokuror mos kete nje familjar noter .O gruan o vajzen o djalin o nusen e djali .Skema pastrimi parash .Te hetohen edhe keta te fundit se jo rastesisht keta notere kane xhiro qindra mijra leke.konglikt i paster interesi .
Ky eshte prototipi i mashtruesit,servilit e makiavelit te drejtesise shqiptare e njoh qysh ne vitin 1973, Servil klasik e sahanlepires.Nqse kalon vetingun edhe kjo vemje -atehere duhet te mos vazhdoje me vetingu sepse eshte bastardhuar e nuk ka me vlere por kthehet ne nje maskarade.
kur dhe dasmen e se bijes e kthen ne business per fitim imagjino per te tjerat….jo vetem kaposhi i ben veze, por dhe dashi i ben qumesht, kos, djath, gjize… lesh e mish bashke.
Ti konfiskohet cdo gje!!!