Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.
Gjatë raportimin në mbudhej Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë si dhe prokurorë.
“Gjatë vitit 2017 u morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit si dhe ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë.
Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale për zyrtarë të lartë dhe prokurorë. Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale.
Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016.
Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë. Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale. Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër.
Procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge.
Gjatë vitit 2017, 145 persona të kërkuar të arrestuar me qëllim ekstradimin. Gjatë 2017 u shpallën në kërkim 260 shtetas shqiptarë apo të huaj të dënuar, në 2016 ishin 377 persona”- tha Marku. (TemA)
Zonja Arta, me deklarimet e llalles se ja jemi ne perfundim te hetimeve, etj., etj, jemi deri ne fyt. Ado te besh ndonje gje per gjithe kete kriminalitet e korupsion e vejdhje ne kete vend, apo krykriminelet e kryehajdutet do te vazhdojne te na qeverisin si deri tani. Nqs do te vazhdosh keshtu me mire largohu me nder.