Pranga policit dhe avokatit në Tiranë: Merrnin 2000 euro për të "zgjidhur punë" me prokurorët dhe gjyqtarët

10 Korrik 2018, 18:38Kronika TEMA

Janë vendosur në pranga një punonjës policie dhe një avokat pasi akuzohen për korrupsion.

SHÇBA i ndaloi 1 për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për:

– Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;

– Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme.

Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore.

Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

1 komente në “Pranga policit dhe avokatit në Tiranë: Merrnin 2000 euro për të “zgjidhur punë” me prokurorët dhe gjyqtarët”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Nese deshironi te behet Alvania shtet,largoni nga gjithe postet dhe instancat shteterore ligjvenese apo gjoqsor gjithe korraket sunite,shiite,tourkotsame,kosovare,shpellare etj,kjo pasi nga vet natyra kjo rrace njethundrakesh arabe eshte shkelese dhe moszbatuese e ligjit apo normave shteterore…………lloji i kafshes! Vec kristianet mund te jene zbatues te ligjit ,fale kjo kultures dhe ndjenjes humane kristiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje