Më shumë se gjysma e celularëve që shiten në Shqipëri hyjnë kontrabandë dhe shiten në të zezë. “Fiks Fare” ka kryer një vëzhgim të tregut, për të pasqyruar këtë treg informal, e që deri më sot është bërë pak ose aspak për ta formalizuar atë.
Fillimisht, “Fiks Fare” ka vëzhguar sesa formal është tregu i celularëve dhe aksesorëve, duke kontrolluar në disa biznese, që shesin me shumicë dhe pakicë. Nga bisedat me tregtarët rezulton se, në çdo dyqan që hyn mund të gjesh celularë të shumëllojshëm, të rinj e të përdorur; aksesorë të ndryshëm, origjinalë dhe imitime; që shiten me çmime të ndryshme.
Madje, në shumë raste nuk jepen kupona tatimorë, duke e bërë tregun e celularëve në Shqipëri totalisht informal.
Për të vërtetuar informalitetin, gazetarët e “Fiksit” blenë disa ceularë dhe aksesorë, e vetëm në një rast, në blerjen e një karikuesi, shitësi preu kuponin tatimor. Asnjë tregtar tjetër nuk dha kupon tatimor, sido që të ishte biznesi, i madh apo i vogël. Në një rast, një nga pronarët e një pike shitjeje deklaroi se mund të furnizonte edhe me shumicë, pavarësisht se ai nuk preu faturë për shitjen e një celulari të fundit, me vlerë 81.900 lekë.
Por, në Shqipëri nuk është vetëm tregu i pakontrolluar, pasi shifrat për importin dhe tregtimin e celularëve janë një kaos dhe nuk ka bashkërendim mes institucioneve për të kontrolluar këtë fenomen.
Nga një studim i tregut rezulton se, në bazë të popullsisë, Shqipëria ka nevojë për rreth 500 mijë celularë në vit, kjo krahasuar edhe me vendin fqinj, Maqedoninë, e cila edhe pse ka një popullsi më të vogël sesa Shqipëria, për vitin 2017 ka zhdoganuar 308 mijë celularë.
Ndërsa Shqipëria ka zhdoganuar vetëm 180 mijë celularë, pra rreth 120 mijë më pak sesa Maqedonia. Këto shifra nuk korrespondojnë me rritjen e përdoruesve aktivë të celularëve në vitin 2017, me qasje në internet, pra që kanë celularë me sistem operimi Android apo iOS, pasi krahasuar me vitin 2016 janë shtuar me 350 mijë përdorues të rinj aktivë dhe janë mbi 2 milionë persona në total.
Pra, në Shqipëri rezulton se kanë hyrë për një vit 180 mijë celularë, por që përdoruesit janë shtuar dyfish.
Gjithsesi, për të plotësuar nevojat e tregut, specialistët thonë se celularët në Shqipëri hyjnë kontrabandë. Sipas tyre, në shumë raste celularët hyjnë kontrabandë, ndërkohë që importohen vetëm kuti celularësh, me emërtimin aksesorë. Madje, janë disa subjekte që importojnë kuti boshe celularësh, kur kutitë shërbejnë vetëm për shitjen e celularëve të rinj.
Për të arsye, “Fiks Fare” pyeti pranë Doganës se, sa kuti boshe celularësh janë importuar gjatë vitit 2017, sa është numri i subjekteve që importojnë kuti boshe dhe kush janë ato, me qëllim për të kuptuar pse i importojnë ato?
Por, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se këtë vit, nga “Drejtoria e Hetimit, në bashkëpunim me struktura të tjera të DOH-së dhe D. D. Rinas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme kanë filluar procedurat hetimore në lidhje me disa raste importi të artikujve, telefona celularë të rinj e të përdorur, aksesorë dhe ambalazhe të tyre. Për këtë arsye, materialet janë referuar në Prokurori dhe nuk mund të publikohen këto të dhëna”.
Pra vihet re qartë se ka një mosrakordim mes celularëve që hyjnë ligjërisht në Shqipëri dhe atyre që shiten, qofshin ata me kupon tatimor apo pa kupon tatimor. Kjo situatë duket se do të vazhdojë, derisa nuk ka një bashkërendim të shifrave mes doganave dhe organeve të tjera tatimore, megjithatë, një hetim ka nisur dhe mbase një ditë ky treg do të jetë më i formalizuar.
Nga i pari ( ministri i financave pa shkollë ) e deri tek gjithë të tjerët poshtë , tatime e dogana , nuk duan kurrsesi , që të funksionojë në mënyrë të rregullt siç duhet sistemi i taksave , sepse kështu vidhet populli , i vetmi që paguan ç’do ditë gjithçka , kështu mbushin xhepat kush të mund prej tyre .
Po funksionojë ky sistem siç duhet , me vleftat reale , që , paguhen përditë prej popullit , duhen eleminuar nga skema e taksave , me dhjetra lloje taksash , dhe vetëm disa biznese të mëdha dhe VIP mund të paguajnë tatim fitimi , dhe jo me aq norma të larta .
Këtë Shqipni , po ta duash me zemër , ta drejtosh pa hile e me gjithë shpirt , ka , dhe krijohet aq shumë begati , sa që bëhet perlë pa patur nevojë aspak me i kërku borxhe askujt .
Shiko vetëm një paradoks , dhe do luash mendsh , e do kuptosh abuzimin e pa imagjinueshëm që i bëhet këtij populli , i cili është shumë punëtor , por edhe pas 28 vjet gjoja demokraci , nuk po ngre kokë aspak nga fukaralliku .
Një pjesë rinie , komplet e shkujdesur dhe e shthurur, me një urrejtje për punën , mbush gjithë ditën , vetëm duke harxhu pa hesap baret , kafenetë dhe lokalet e llotove e bixhozit . Kata janë edhe frekuentuesit e dhjetra e dhjetra lokaleve të natës , ku shpenzimet janë marramendëse , dhe po këta janë , që vërdallosen gjithë kohës plot me makina nga më të kushtueshmet e më luksozet , të cilat vetëm harxhojnë , harxhojnë e harxhojnë miljona ç’do muaj . Këta janë edhe ata që harbojnë plazheve të Shqipërisë me shkuma party , me shpenzime katastrofike pa i’u dridhur dora e qerpiku , dhe bredhin dhe me armë duke i bërë karshillik policisë dhe shtetit . Këta firaunë dhe baballarët e tyre hajdutë e abuzues , po vrasin e presin duke grabit e duke u bërë pronarë oligarkë të pa përmbajtshëm para asgjëje , duke sfiduar ç’do gjë , madje edhe vetë shtetin , prandaj gjithnjë e më shumë populli i revoltuar , kur sheh gjithë këto shpenzime , ndjen këto grabitje dhe sfidime të shtetit , bërtet e ulëret gjithnjë e më shumë : S’ka shtet . Ky vend s’bohet .
Gjithë këto harxhime e shpenzime pa punë , nga dalin e si justifikohen . Kjo dhunë dhe grabitje e pasurisë kombëtare dhe asaj publike përditë e më shumë duke sfidu ligjin , shtetin dhe ç’do normë morali e jetese , është ajo parregullsi që ushqehet e frymëzohet që tek deformimi e shpërfytyrimi i sistemit fiskal , e pastaj grabitja e lekut që paguan populli .
JO . KY VEND BOHET , por duhen drejtues me zemër , shpirt e dashuri për shqiptarët dhe Shqipninë . Duhen drejtues trima , të pa kapur as edhe një grimë nga korrupsioni e krimi , madje të aftë e të vendosur , që ti këpusin kokën krimit dhe ç’do abuzuesi .
Parja e madhe që abuzohet e vidhet , del e tepro për gjithçka , me e bo këtë vend perlë , e jo me ja shit kujt të jep më shumë , grek , serb , rus , kinez , arab apo trafikantë ndërkombëtar armësh , droge , hidrokarburesh , etj .